top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | TOPAKËMBASI MARIO PINEIDA U VRA ME ARMË ZJARRI NË GUAIAKUIL; ISHTE MBROJTËS I BARCELONA SPORTING CLUB.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read
ree

Guaiakuil, Ekuador | Një episod i ri dhune ka tronditur Ekuadorin dhe ka prekur botën e sportit.


Topakëmbasi Mario Pineida, mbrojtës i Barcelona Sporting Club, u vra në një sulm të armatosur në lagjen Samanes 4, në veri të Guaiakuil-it.


Sipas një rindërtimi fillestar të aktit kriminal, të raportuar nga enti mediatik “El Universo”, sulmi ndodhi rreth orës 4:30 pasdite sipas orës lokale jashtë një dyqani kasapi.


Persona të armatosur hapën zjarr ndaj dy personave; topakëmbasi Pineida vdiq menjëherë; ndërsa një tjetër u plagos.


Policia Kombëtare menjëherë rrethoi zonën dhe nisi një hetim; Ministria e Brendshme pohoi zyrtarisht se viktima është lojtari i Barcelona SC.


Me moshë 33 vjeç, ishte një mbrojtës i majtë i provuar, me përvojë në klube të ndryshme në ligën ekuadoriane dhe gjithashtu ndeshje për ekipin kombëtar.


Në një deklaratë, Barcelona SC shprehu ngushëllimet e saj më të thella, duke u bërë thirrje tifozëve dhe publikut të bashkohen në lutje për lojtarin dhe familjen e tij.


Vrasja ngjall alarmin mbi përshkallëzimin në rritje të dhunës që ka përfshirë vendin në muajt e fundit, me incidente gjithnjë e më të shpeshta që synojnë figurat publike dhe atletët.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page