top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA NJOFTOI ARRESTIMIN NË MBRETËRINË E SPANJËS TË DREJTUESIT TË ORGANIZATËS KRIMINALE “LOS LOBOS” PIPO ÇAVARRIA (CHAVARRIA).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read
ree

Kuito, Ekuador | E kërkuam deri në fund të ferrit”, tha Presidenti i Ekuadorit Daniel Noboa.


Në ditën e referendumit të thirrur nga Presidenti Daniel Noboa - me pyetje të rëndësishme mbi çështjet e sigurisë - Ekuadori po ngre dolli për arrestimin e shefit të organizatës kriminale “Los Lobos”, Pipo Çavarria (Chavarria), krimineli më i kërkuar i rajonit.


Vetë kreu i shtetit ekuadorian Daniel Noboa e njoftoi lajmin në një postim në rrjetet sociale virtuale, duke falënderuar policinë spanjolle për bashkëpunimin.


Krimineli ishte shtirur si i vdekur ndërsa kishte ndryshuar identitetin dhe fshihej në Evropë, duke vazhduar të urdhëronte vrasje në Ekuador dhe duke kontrolluar trafikun e drogës së bashku me kartelin meksikan Jalisco Nueva Generacion”, tha Presidenti Noboa.


Sot mafia po tërhiqet. Ekuadori ka fituar”, tha ai.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page