top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ITALIANI MERRET PENG NË GUAJAKUIL NGA POLICË TË RREMË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25, 2023
  • 2 min read

ree

Guajakuil, Ekuador | Dy keqbërës të armatosur, dhe të veshur si policë, me automatikë në dorë, dhe bashkëpunëtorët e tyre që i prisnin jashtë restorantit e morën peng.


Imazhet më të fundit të z. Panfilo Colonico, një kuzhinier me origjinë nga Abruco (Abruzzo), i cili ka qenë sipërmarrës në Ekuador, për më shumë se dy vjet, e tregojnë atë duke u marrë peng nga restoranti i tij.


Që atëherë (ishte e premte), nuk kemi dëgjuar më për të, thonë hetuesit të cilët po përpiqen të gjurmojnë rrëmbyesit. “Policia ekuadoriane – raporton gazeta ‘El Universo’ – ka aktivizuar njësitë e kërkimit”.


Kamerat e restorantit filmuan fazat e rrëmbimit. Pamjet tregojnë dy persona me fytyra të pambuluara, automatikë në duar, duke hyrë në klub të veshur me uniforma policie.


Një i tretë, gjithashtu i armatosur, mbetet jashtë i veshur me helmetë. Pak sekonda dhe kamerat filmojnë shefin italian të kuzhinës që përcillet nga restoranti nga një prej rrëmbyesve, pa bërë asnjë rezistencë.


Sipas mediave ekuadoriane z. Colonico, i njohur gjithashtu si “Benny”, kishte hapur restorantin “Il Sabore Mio” në lagjen Garzota, në qytetin industrial të Guajakuilit, në vitin 2020.


Gazeta “El Universo” raporton se rrëmbimi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Nga ana e tij, portali i lajmeve “Primicias” pohon se emri i sipërmarrësit italian ka nisur të qarkullojë në lajme për ngjarje sentimentale me prezantues të ndryshëm të njohur nga bota e argëtimit.


Përpara Ekuadorit, z. Colonico kishte qenë në Kanada ku ngriti një biznes ndërtimi. Në mes të periudhës së bllokimit, kur e gjithë bota ishte e bllokuar dhe nuk lejohej të lëvizte nga një vend në tjetrin, vendosi të hapte një restorant italian në Guajakuil, kryeqyteti tregtar i Ekuadorit.


Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page