EKUADOR | POPULLI HODHI POSHTË ME REFERENDUM RIKTHIMIN E BAZAVE USHTARAKE AMERIKANE PËR TË LUFTUAR TRAFIQET E DROGËS; PRESIDENTI DANIEL NOBOA PRANOI HUMBJET NË ÇËSHTJET E REFERENDUMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 2 min read

Kuito, Ekuador | Presidenti ekuadorian Daniel Noboa ka pranuar humbjen në referendumin që ai promovoi, në të cilin, votuesve iu kërkua gjithashtu të votonin për kthimin e bazave ushtarake amerikane dhe nisjen e një procesi kushtetues.
Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se respektonte vullnetin e popullit ekuadorian, duke siguruar se, pavarësisht refuzimit, angazhimi i tij ndaj vendit është forcuar.
Me afërsisht 95% të fletëvotimeve të numëruara, vota kundër mbizotëroi në të katër çështjet.
Popozimi për të thirrur një Asamble Kushtetuese u refuzua nga mbi 60% e votuesve.
Propozimi për të rivendosur bazat ushtarake të huaja u kundërshtua nga më shumë se dy të tretat e votuesve.
Rezultati pengon përpjekjet për të kapërcyer arkitekturën institucionale të epokës së ish-Presidentit Rafael Korrea (Correa).
Çështja më e ndjeshme politikisht ishte mundësia e riautorizimit të pranisë ushtarake amerikane në bazat Manta dhe Salinas, dikur qendra e operacioneve të Uashingtonit kundër drogës.
Humbja rëndon mbi axhendën e Presidentit Noboa, pasi ai ka lidhur një pjesë të strategjisë së tij të sigurisë me bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, në një kontekst të shënuar edhe nga sulmet e fundit të urdhëruara nga Shtëpia e Bardhë ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor.
Qeveria ende nuk ka dhënë ndonjë tregues për të ardhmen e marrëveshjeve paraprake të nënshkruara tashmë me Uashingtonin, pas vizitës në vend nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e ShBA-ës, Kristi Noem.
Për Presidentin Noboa, kjo është pengesa e parë e rëndësishme që nga zgjedhja e tij në vitin 2023 dhe riemërimi në mujain prill.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments