EKUADOR: TETË VETA TË VRARË GUAIAKUIL NGA AGJENTURA VENDASE E KRIMIT ORDINER.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 11
- 1 min read

Guaiakuil, Ekuador | Të paktën tetë veta u qëlluan për vdekje të martën në mëngjes në qytetin bregdetar jugperëndimor të Ekuadorit, Guaiakuil-it, në mes të një vale dhune kriminale, njoftoi policia kombëtare.
Sulmi ndodhi në distriktin Paskuales, përgjatë autostradës Daule.
“Tetë persona u vranë nga të shtënat me armë zjarri”, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se oficerët u dërguan menjëherë për të hetuar dhe ndjekur autorët e sulmit.
Mediat lokale raportuan se viktimat u qëlluan në zonën industriale të Guaiakuil-it, pranë zonës Peka dhe jashtë një tregu komunal, në kohën kur shitësit ambulantë sapo kishin nisur ditën e punës.
Sipas raporteve televizive lokale, pesë nga viktimat ishin drejtues taksish.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments