EKUADOR: MINISTRIA E MBROJTJES I SEKUESTROI AGJENTURËS SHQIPTARE TË KRIMIT ORDINER 3 TONË KOKAINË | 5 TË ARRESTUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 4
- 2 min read

Kuito, Ekuador | “Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar tre ton drogë, një sasi që ata thonë se i përkiste mafias shqiptare, e cila ka kultivuar marrëdhënie me kartelet kolumbiane dhe meksikane të drogës, si dhe me bandat në vend”, siç u njoftua zyrtarisht në Kuito të enjten.
Ministria e Mbrojtjes e përshkroi sekuestrimin e sasisë së drogës si një goditje të madhe për mafian shqiptare, pas një kontrolli në një fermë në qytetin e Guaiakuilit (Guayaquil), një port i madh dhe një qendër me rëndësi jetike për trafikimin e drogës drejt tregjeve të ShBA-ës dhe Evropës.
“Oficerët e policisë dhe ushtrisë zbuluan drogë në kuti me banane”, tha për shtypin shefi i policisë së Guaiakuil-it, Viktor (Victor) Ordonies.
“Gjatë operacionit, u arrestuan pesë individë të dyshuar për lidhje me mafian shqiptare”, tha Ministria e Mbrojtjes në rrjetin social virtual Iks (X).
Autoritetet në vendin e Amerikës Latine, përmes të cilit kalon 73% e kokainës së prodhuar globalisht, regjistruan konfiskime rekord në vitin 2024; ato arritën në 294 ton, krahasuar me 221 në vitin 2023.
Vitet e fundit, Ekuadori ka pushuar së qeni një oaz paqeje dhe qetësie midis Kolumbisë dhe Perusë, dy vendeve me prodhimin më të madh të kokainës në botë.
Dhuna, e cila, lidhet mbi të gjitha me trafikun e drogës, ka bërë që shkalla e vrasjeve të rritet ndjeshëm, nga 6 për 100000 banorë në vitin 2018 në 38 për 100000 në vitin 2024, pasi shënoi një rekord tragjik - 47 për 100000 - në vitin 2023.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments