EKUADOR: ISH-ZV/PRESIDENTI JORGE GLAS U DËNUA ME 13 VJET BURG PËR KORRUPSION; AKTUALISHT GJENDET NË BURG I DËNUAR DY HERË ME 6 DHE 8 VJET BURG PËR TË NJËJTËN VEPËR PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 1
- 2 min read

Kuito, Ekuador | Ish-zv/presidenti ekuadoras, Jorge Glas, është dënuar nga një gjyqtar në Gjykatën Supreme të vendit të Amerikës së Jugut me 13 vjet burg për korrupsion.
Mediat kryesore ekuadoriane e raportuan këtë lajm, duke kujtuar se z. Glas ndodhet tashmë në një burg të sigurisë maksimale, pasi i është dashur të vuajë dy dënime të mëparshme, përkatësisht prej gjashtë dhe tetë vjetësh burg, gjithmonë për korrupsion.
Sipas vendimit të bërë publik sot, ish-nënkryetari i z. Rafael Correa-s (i dënuar gjithashtu për korrupsion në një nga dy gjyqet e mëparshme që kishin dënuar z. Glas) do të duhet të paguajë një gjobë prej 28800 $.
Përveç kësaj, një urdhër për të paguar 250 milionë $ në dëme materiale dhe jomateriale kërkon që z. Glas dhe një ish-ministër tjetër i dënuar sot të kthejnë shumën për parregullsi serioze në menaxhimin e fondeve të destinuara për zonat e prekura nga tërmeti nëntë vjet më parë.
Gjyqtarja Mercedes Saisedo (Caicedo), e cila, lexoi vendimin, tregoi se burimet e mbledhura nga ekuadorasit - përmes taksave dhe kontributeve - për rindërtim u përdorën për ndërtime të papërdorshme, të pashfrytëzuara dhe të panevojshme pa respekt për ligjin e solidaritetit, por mbi të gjitha pa respekt për viktimat e tërmetit.
Paratë vinin nga taksat dhe kontributet e mbledhura për rindërtimin e provincave të prekura nga tërmeti, kryesisht Manabí, në bregdetin perëndimor të vendit të Amerikës së Jugut, i cili, shkaktoi të paktën 700 vdekje.
Gjatë gjyqit, z. Glas mohoi të gjitha akuzat penale, duke siguruar se as nuk i kishte menaxhuar fondet dhe as nuk kishte përfituar personalisht prej tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments