top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKSPERTËT E OKB-së DËNUAN MOHIMIN E TRAJTIMIT MJEKËSOR NDAJ MBROJTËSES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT NË REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS JANG (YANG) LI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | Ekspertët e OKB-së për të drejtat e njeriut  shprehën shqetësim të enjten për mohimin e përsëritur të trajtimit të duhur mjekësor për znj. Jang (Yang) Li, një mbrojtëse kineze e të drejtave të njeriut.


Në deklaratë, ekspertët paralajmëruan se:

1- Arrestimi dhe padia ndaj znj. Jang (Yang) Li duket se përfaqëson një përpjekje nga autoritetet për ta penguar atë të ushtrojë në mënyrë paqësore të drejtat e saj për të kërkuar dëmshpërblim për ankesa legjitime. Ky ngacmim përkeqësohet nga fakti se u shoqërua me pengimin e saj për të pasur akses në trajtim mjekësor”.


Në përgjigje të këtij mohimi të përsëritur të trajtimit mjekësor, ekspertët e OKB-së u kërkuan autoriteteve kineze që të ndalojnë menjëherë ngacmimin dhe frikësimin e saj dhe familjes së saj dhe t'i lejojnë asaj akses të plotë në trajtim mjekësor.


Ajo është mbrojtëse e të drejtave të njeriut nga Jintani, Republika Popullore e Kinës, e cila, ka kohë që mbron të drejtat e strehimit dhe të tokës.


Ajo ka folur hapur për çështje të tilla si shpronësimi i paligjshëm i tokës, dëbimi me forcë dhe prishja, duke rritur ndërgjegjësimin për çështje të tilla si zhvendosja e popullsisë vendase dhe mungesa e kompensimit për të prekurit.


Kohët e fundit, veprimtarja Li u ndalua nga policia më 18 janar, ndërsa po përpiqej të udhëtonte për në Pekin për kujdes mjekësor urgjent.


Ajo dhe babai i saj u ndaluan dhe u transferuan me forcë në Qendrën e Menaxhimit të Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në Jintan nga oficerë policie me veshje civile, menjëherë pasi dolën nga shtëpia e tyre.


Ky incident ndodhi afërsisht pesë ditë pas lirimit të saj të mëparshëm nga paraburgimi, pasi ishte mbajtur nga 11 deri më 13 janar.


Qasja e saj në trajtim mjekësor është mohuar që nga paraburgimi i saj në vitin 2025.


Edhe pse ajo u diagnostikua me një gjendje të rëndë që kërkonte trajtim të specializuar në gusht 2025, kërkesa e saj për kujdes spitalor thuhet se u refuzua nga autoritetet e qendrës së paraburgimit.


Edhe pas lirimit të saj më 30 dhjetor, lëvizja e saj mbeti e kufizuar dhe ajo nuk u transferua në spital.


Front Line Defenders”, një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut që mbron mbrojtësit e të drejtave të njeriut në rrezik, argumenton se veprimtarja Li është shënjestruar për punën e saj në të drejtat e njeriut dhe është përballur me hakmarrje për disa vite.


FLD-ja deklaroi se mohimi i kujdesit mjekësor duket se është pjesë e një model hakmarrjeje kundër saj për ekspozimin e abuzimeve që lidhen me të drejtat e tokës dhe për ndjekjen e saj të vazhdueshme të drejtësisë përmes mjeteve të ligjshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page