AMBASADORI RUS NË OKB GENADI (GENNADY) GATILOV: NË BISEDIMET BËRTHAMORE TË MARRIN PJESË FRANCA + MBRETËRIA E BASHKUAR + TË TJERA FUQI BËRTHAMORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | “Shtetet e tjera të armatosura me armë bërthamore, si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të përfshihen gjithashtu në çdo bisedime të reja bërthamore me Shtetet e Bashkuara”.
Kështu tha ambasadori rus në OKB, Genadi (Gennady) Gatilov, në Konferencën për Çarmatimin në Gjenevë, pasi Uashingtoni bëri thirrje për negociata trepalëshe me Moskën dhe Pekinin.
“Rusia do të përfshihej në këtë proces nëse Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, të cilat, janë aleate ushtarake të Shteteve të Bashkuara në NATO, e cila, e ka shpallur veten një aleancë bërthamore, do të ishin gjithashtu të përfshira”, tha z. Gatilov - në Konferencën për Çarmatimin në Gjenevë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments