top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKSKLUZIVE: TAKIM I AFËRT ME TRUPAT ALIENË QË U EKSPOZUAN NË KONGRESIN E PËRGJITHSHËM TË MEKSIKËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 17, 2023
  • 4 min read

Një trup i vogël i një ekzemplari, që gazetari meksikan dhe entuziast i UFO-ve, Jaime Maussan thotë se nuk është i lidhur me ndonjë specie të njohur tokësore, dhe që ai e prezantoi së bashku me një tjetër në Kongresin e Meksikës në fillim të kësaj jave, është fotografuar, në Mexico City. Meksikë 15 shtator 2023. REUTERS/Raquel Cunha Merr të Drejtat e Licencimit.

Meksiko Siti, Meksikë | Për z. Jaime Maussan, një gazetar meksikan. dhe entuziast i vjetër i UFO-ve, ato janë një nga zbulimet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit.


Por, për shumë shkencëtarë, këta dy trupa të vegjël të mumifikuar, me kokë të zgjatur, dhe tre gishta në secilën dorë, pamjet e të cilëve u shpërndanë në mbarë botën, këtë javë kur u prezantuan në Kongresin e Meksikës, janë një marifet tashmë i zhveshur - ndoshta kriminal.


Në zyrën e z. Maussan, në distriktin e biznesit të qytetit të Meksikos, në Shën Fe (Santa Fe), anëtarët e stafit mbajnë me kujdes dy kutitë e mbyllura me kapak xhami, që përmbajnë trupat, në një studio me ekran të gjelbër, ku agjencia e lajmeve Rojters (Reuters) kishte akses ekskluziv të premten.


Të gjithë mblidhen përreth për të parë më mirë. Trupat duken të lashtë dhe ndajnë karakteristikat me njerëzit: dy sy, një gojë, dy krahë, dy këmbë.


Z. Maussan pretendon se ata u gjetën rreth vitit 2017, në Peru, pranë Linjave Nazaka (Nazca) para-kolumbiane.


Ai thotë se mund të provojë, se ata nuk janë të ngjashëm me çdo gjë të njohur në Tokë. Në mediat sociale, dhe në seancën dëgjimore, ai ndau analizat shkencore dhe rezultatet e studimit që ai argumenton se dëshmojnë se trupat janë rreth 1000 vjeç, dhe nuk kanë lidhje me ndonjë specie të njohur tokësore.


Njëra prej tyre, e përshkruar nga z. Maussan si një femër, u zbulua se kishte vezë brenda, tha ai.


Është gjëja më e rëndësishme që i ka ndodhur njerëzimit”, tha z. Maussan, 70 vjeç, për kryqëzatën e tij për të ndërgjegjësuar gjetjet, i ulur në zyrën e tij, e cila është e dekoruar shumë me vepra arti, dhe vegla shumëngjyrëshe, me temë aliene.


Besoj se ky fenomen është i vetmi që na jep mundësinë të bashkohemi”, shtoi ai.


Znj. Elsa Tomasto-Cagigao, një bio-antropologe e respektuar peruane, është e frustruar që pretendimeve të tilla ende po bëhen publike, duke cituar gjetje të ngjashme të supozuara, që u zbuluan se ishin mashtrime.


Ajo që kemi thënë më parë qëndron ende, ata po paraqesin të njëjtin ripërsëritje si gjithmonë, dhe nëse ka njerëz që vazhdojnë ta besojnë këtë, çfarë mund të bëjmë?”, tha ajo përmes telefonit. “Është kaq e trashë dhe kaq e thjeshtë sa nuk ka asgjë më shumë për të shtuar.


Gjetjet e mëparshme të tilla, janë hedhur poshtë nga komuniteti shkencor, si mumie të gjymtuara të fëmijëve para-hispanikë, ndonjëherë të kombinuara me pjesë të kafshëve.


Z. David Spergel, ish-kreu i departamentit të astrofizikës të Universitetit Princeton, dhe kryetar i një raporti të NASA-s për fenomene anormale të paidentifikuara, tha të enjten se mostra të tilla duhet të vihen në dispozicion për testim, nga komuniteti shkencor botëror.


Z. Maussan ndau në mediat sociale, dhe në prezantimin e tij, rezultatet e testeve të datimit të ADN-së dhe karbonit.


Një shkencëtar meksikan, me kërkesë të agjencisë së lajmeve Rojters (Reuters), shqyrtoi rezultatet, dhe arriti në përfundimin se ato tregonin jetë normale në Tokë.


Z. Maussan i tha agjencisë së lajmeve Rojters (Reuters), të premten, se rezultatet e testit nuk ishin të lidhura drejtpërdrejt me dy organet që ai i tregoi Kongresit këtë javë.


Në fakt, tha ai, ato u kryen në një trup krejtësisht të ndryshëm, të njohur si Viktoria (Victoria), që mbetet në Peru.


Ata u gjetën në të njëjtin vend. Ata kanë të njëjtën pamje fizike, janë të njëjtë”, tha z. Maussan për Viktorian (Victoria), dhe dy trupat që ai prezantoi në Meksikë.


Në këto dy trupa nuk është bërë testimi për të shmangur dëmtimin e tyre, tha ai.


Z. Maussan nuk është i panjohur për polemika. Ai ka bërë pretendime për mbetje të tjera në të kaluarën që janë kritikuar shumë.


Ai mori pjesë në një dokumentar televiziv të vitit 2017, për mbetjet e tjera të gjetura pranë Linjave Nazaka (Nazca), për të cilat, ekspertë si Tomasto-Cagigao dhe paleontologu Rodolfo Salas-Gismondi kanë thënë se dukeshin mumie të mjekuara.


Tani, ai ka zemëruar zyrtarët peruanë.


Ministrja peruane e Kulturës Leslie Urteaga ka vënë në pikëpyetje se si ekzemplarët, për të cilët ajo tha se ishin objekte parahispanike, u larguan nga Peruja, dhe thotë se është paraqitur një kallëzim penal.


Unë nuk jam i shqetësuar. Nuk kam bërë absolutisht asgjë të paligjshme”, tha Maussan.


Si arritën trupat në Meksikë është një pyetje që ai thotë se nuk mund t'i përgjigjet.


Të huazuar nga z. Maussan për seancën dëgjimore, ata janë në posedim të një burri meksikan, i cili, ishte në zyrën e z. Maussan, të premten, dhe që nuk pranoi të identifikohej.


Kur u pyet se si trupat - të cilët ai i quajti Klara (Clara), dhe Mauricio - erdhën në zotërim të tij, burri u përgjigj vetëm se do t'i zbulonte të gjitha “në kohën e duhur”.


Z. Jose de Jesus Zalce Benitez, Drejtor i Institutit të Kërkimit të Shkencave Shëndetësore të Sekretarit të Marinës, mori pjesë në seancën dëgjimore të kongresit, duke forcuar pretendimet e z. Maussan. Tani duke u bashkuar me të në zyrën e tij, ai shpjegoi me qetësi interpretimin e tij të shkencës.


Bazuar në testet e ADN-së, të cilat, u krahasuan me më shumë se një milion specie ... ato nuk janë të lidhura me atë që dihet, ose përshkruhet deri në këtë moment nga shkenca, ose nga njohuritë njerëzore”, tha ai.


Znj. Julieta Fierro, shkencëtarja në Institutin e Astronomisë të Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM), e cila, shqyrtoi rezultatet e testit të z. Maussan për agjencinë e lajmeve Rojters (Reuters), sheh shumë më pak mister në të dhëna.


Ajo tha se prania e karbonit-14, në studimet e bëra nga UNAM, dëshmon se mostrat ishin të lidhura me indet e trurit dhe lëkurës nga mumiet e ndryshme, që vdiqën në periudha të ndryshme.


Përqindja e izotopit radioaktiv të karbonit-14, që absorbohet nga organizmat e gjallë, në indet e tyre, zbehet me kalimin e kohës, gjë që i lejon shkencëtarët të përcaktojnë vitin e përafërt të vdekjes së ekzemplarit.


Në planetët e tjerë, sasia e karbonit-14 në atmosferat e tyre nuk do të ishte domosdoshmërisht e njëjtë si në Tokë, tha ajo.


Në përgjithësi, rezultatet “nuk tregojnë asgjë misterioze, që mund të tregojë përbërjet e jetës që nuk ekzistojnë në Tokë”, tha znj. Fierro.


Raportimi nga znj. Cassandra Garrison, në Meksiko Siti (Mexico City); raportim shtesë nga z. Marco Aquino në Lima; redaktimi nga z. Stephen Eisenhammer dhe znj. Rosalba O'Brien.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page