DËBORA MBULOI VERIUN E SUEDISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 22, 2023
- 1 min read

Norrbotten, Suedi | Veriu i Suedisë është në prag të dimrit, fakt për të cilin shërbimi meteorologjik suedez ka lëshuar një paralajmërim portokalli, i cili, nënkupton acar, dhe erë të kombinuar me reshje dëbore, në pjesë të brendshme të Norrbotten-it. Në disa qytete ka rënë shumë dëborë. Në Kiruna të Laplandës trashësia e dëborës ka shkuar 40 centimetra, dhe konsiderohet si sasia më e madhe në 118 vitet e fundit (për këtë pjesë të vitit). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments