top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DUKE I DHËNË FUND KONTROLLIT 60-VJEÇAR TË KINËS MBI MINERALET KRITIKE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
9 hours ago
6 min read

Nga znj. Sharon Hudson-Dean*.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Kjo është pjesë e një serie që shqyrton rëndësinë qendrore të mineraleve kritike dhe garën për të siguruar furnizimin perëndimor.


Gjatë dhjetëvjeçarëve, shumë qeveri demokratike ndaluan planifikimin strategjik ose vendosën baste humbëse mbi kërcënimet që mund të vinin në të ardhmen.


Ato i lejuan tregut të lirë të nënkontraktonte prodhimin dhe zinxhirët kritikë të furnizimit, duke përfshirë edhe inputet minerale jetësore në zemër të çdo aspekti të teknologjisë moderne, nga telefonat celularë te rrjetet elektrike dhe avionët luftarakë F-35.


Në të kundërt, udhëheqësit kinezë nuk i lanë tregjet të pengonin. Për gjashtë dhjetëvjeçarë, Pekini ka mbështetur nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve me planifikim shtetëror, kapital të lirë dhe një tolerancë për kostot mjedisore që prodhuesit perëndimorë nuk mund t’i përballonin.


Më pas e konsolidoi industrinë në kampionë të kontrolluar nga shteti. Uashingtoni dhe Brukseli tani përballen me pyetjen së cilës Pekini iu përgjigj shumë kohë më parë; kur tregu nuk mund ta çmojë sigurinë, a do të paguajë qeveria për të?


Në vitin 1992, udhëheqësi kinez Deng Shiaoping (Xiaoping) deklaroi se Lindja e Mesme ka naftë, Kina ka minerale të rralla, duke reflektuar një vizion kombëtar për dominimin e burimeve që sot janë në zemër të jetës moderne.


Duke përdorur çdo mjet të disponueshëm, nga investimet e huaja direkte në botën në zhvillim deri te politikat industriale vendase dhe rregullimi mjedisor, Kina ndërtoi kontroll mbi mineralet kritike dhe tregun e tyre botëror.


Rëndësia strategjike e këtyre mineraleve nuk ishte e panjohur për udhëheqësit politikë perëndimorë.


Në vitin 1980, Kongresi deklaroi se disponueshmëria e mineraleve dhe materialeve të përpunuara ishte thelbësore për sigurinë kombëtare, prosperitetin ekonomik dhe prodhimin industrial.


Por, ndërsa Uashingtoni fliste në mënyrë episodike për rëndësinë e ruajtjes së prodhimit vendas, Kina ndërtoi një avantazh të jashtëzakonshëm në kapacitetin e përpunimit dhe rafinimit.


Tani Kina dominon zinxhirët botërorë të furnizimit me metale të rralla, duke përbërë afërsisht 60% të minierave, 90% të përpunimit dhe ndarjes dhe 94% të prodhimit të magneteve të përhershëm.


Kontrolli i Pekinit është edhe më i përqendruar në metalet e rralla të rënda si terbiumi, i cili, së bashku me samariumin dhe elementë të tjerë të rrallë të tokës, është thelbësor për magnetet me performancë të lartë të përdorura në teknologjitë e përparuara të mbrojtjes.


Kina gjithashtu kontrollon rreth 94% të përpunimit të grafitit të gradës së baterive dhe afërsisht tre të katërtat e rafinimit të kobaltit, elementë kyç në shumicën e baterive.


Vitin e kaluar, Kina i demonstroi botës se sa serioze është ndikimi i saj.


Pekini vendosi kontrolle eksporti mbi disa metale të rralla tokësore dhe elementë të rëndë të rrallë të tokës, duke i detyruar disa prodhues makinash të shkurtonin prodhimin ose të ndalonin linjat e prodhimit.


Më pas, Pekini zgjeroi kufizimet e eksportit për të përfshirë teknologjinë kineze, materialin e anodës së grafitit dhe inputet e katodës së baterisë.


Në takimin e tyre në Busan në tetor 2025, presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) dhe presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) ranë dakord për pezullimin e disa prej këtyre kufizimeve deri në nëntor 2026 (të zgjatura së fundmi deri në janar 2027).


Nëse zbatohen plotësisht, kufizimet mund të vënë në rrezik 6.5 trilionë dollarë në prodhim vjetor të naftës, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.


ShBA-ës dhe Evropa po përpiqen të ndërtojnë rezistencë.


Afatet kohore politike janë të ngushta, veçanërisht në ShBA, e cila po i afrohet me shpejtësi afateve si për kufizimet e eksportit kinez ashtu edhe për kërkesat e reja statutore dhe të Shtëpisë së Bardhë për të pastruar zinxhirët e furnizimit të mbrojtjes amerikane nga disa inpute të huaja deri në janar.


Për të përmbushur këto qëllime ambicioze, aleatët perëndimorë janë përqendruar në politika krijuese industriale që kombinojnë stimulimin e tregut, investimet qeveritare, çmimet minimale, rezervat dhe angazhimin e partnerëve.


Çelësi i suksesit të këtyre përpjekjeve do të jenë marrëveshjet me kombe me të njëjtat qëllime, përshpejtimi i inovacionit dhe zgjerimi i shpejtë i kapacitetit të minierave dhe përpunimit jashtë Kinës.


Administrata amerikane nisi dy iniciativa të mëdha në shkurt nën emrat e stilit hollivudian; Project Vault dhe FORGE.


Projekti Vault, ose Rezerva Strategjike e Mineraleve Kritike e ShBA-ës, është një rezervë publik-private e mbështetur nga 12 miliardë dollarë angazhime qeveritare dhe private.


I projektuar si një politikë sigurimi për kompanitë për t'u mbrojtur nga manipulimi i furnizimit të jashtëm, ai synon të rrisë besimin e investitorëve për të lehtësuar sipërmarrjet e reja të rrezikshme të përpunimit të mineraleve.


Në të njëjtën kohë, plani RESourceEU i Bashkimit Evropian për vitin 2025 synon të mobilizojë 3 miliardë euro (3.3 miliardë dollarë) për projekte minerale me përparësi kritike.


Ai gjithashtu piloton blerje të përbashkëta dhe një rezervë të përbashkët, si dhe kufizon eksportet e skrapit.


Vende të tjera, si Australia, Mbretëria e Bashkuar, Japonia dhe Kanadaja, po ndërtojnë gjithashtu rezerva strategjike dhe plane veprimi.


FORGE, ose Forumi për Angazhimin Gjeostrategjik të Burimeve, është një organizatë plurilaterale e fokusuar në koordinimin e politikave dhe vendosjen e çmimeve minimale për të ndihmuar sipërmarrjet e reja të përpunimit të fillojnë.


Aktualisht ka 17 anëtarë, duke përfshirë ekonomitë më të mëdha në Evropë, si dhe vetë Bashkimin Evropian.


Zv.presidenti JD Vens (Vance) e përshkroi qëllimin e FORGE-s si ndërtimin e një “zone tregtare preferenciale” për mineralet kritike, me një arkitekturë të udhëhequr nga ShBA-ës për të mbështetur marrëveshjet dypalëshe dhe për të ribalancuar një treg që tani dominohet nga Kina.


Sfidat më të mëdha për bashkëpunimin amerikan dhe evropian qëndrojnë në afatet e gjata kohore për të krijuar fabrika të reja për përpunimin e mineraleve dhe vështirësinë e negocimit të çmimeve minimale të qëndrueshme.


Luhatjet gjeopolitike të shkaktuara nga luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, si dhe ndryshimet në politikën amerikane, mund të prishin këto përpjekje urgjente.


Kina kaloi më shumë se gjysmë shekulli duke krijuar një paradigmë të re në industrinë minerare, dhe e vetmja mënyrë që ShBA-ës dhe Evropa të kundërbalancojnë dominimin e Pekinit është përmes besimit, bashkëpunimit dhe inovacionit.


Për shembull, FORGE-s do të ketë sukses nëse anëtarët e saj mund të ndërtojnë mekanizma të besueshëm operativë dhe zbatues, por pas gati dy vitesh të ndryshimit të njoftimeve të tarifave të ShBA-ës, anëtarët ka të ngjarë të jenë të kujdesshëm ndaj angazhimeve të Uashingtonit mbi çmimet minimale.


Bashkëpunimi midis aleatëve është kritik. Një çmim minimal i vendosur vetëm, ose në mënyrë dypalëshe, mund të mbajë gjallë projektet e reja të minierave dhe përpunimit, por me një kosto të lartë dhe në rritje.


Ai nxit rrjedhje, d.m.th., flukse furnizimi më të lira në tregje pa një çmim minimal, dhe Kina mund të ulë çmimin ose të luajë aleatët kundër njëri-tjetrit.


Vetëm një çmim minimal i mbështetur nga një grup që mbulon pjesën më të madhe të kërkesës aleate mund të mbështesë një treg të qëndrueshëm jashtë Kinës.


Me dy afatet e Amerikës në janar, ShBA-ës dhe Evropa duhet të bien dakord për rregulla të përbashkëta tani ose të rrezikojnë të bëjnë oferta kundër njëra-tjetrës për të njëjtën furnizim të pakët.


Është koha që Amerika dhe aleatët e saj kryesorë të rrisin mbështetjen qeveritare për kërkimin dhe zhvillimin e minierave dhe përpunimit.


Kina jo vetëm që dominon përpunimin kritik të mineraleve, por kontrollon edhe ekspertizën dhe teknologjinë unike të nevojshme për të drejtuar fabrikat moderne të përpunimit dhe po përmirëson vazhdimisht efikasitetin dhe pastërtinë e tyre.


Më shumë se 11 universitete kineze dhe 40 laboratorë trajnojnë qindra inxhinierë të specializuar të metaleve të rralla çdo vit, ndërsa Shtetet e Bashkuara nuk trajnojnë asnjë.


ShBA-ës dhe Evropa duhet të synojnë të përfitojnë nga përparimet shkencore dhe të kalojnë në një përdorim më të sofistikuar të rikuperimit të nënprodukteve dhe mbetjeve, si dhe të përdorin inteligjencën artificiale, metodat e reja të përpunimit dhe impiantet modulare të përpunimit.


Nuk ka as kohë dhe as kapital për të ndërtuar një zinxhir paralel furnizimi me minerale kritike të bazuar në treg pa mbështetjen e shtetit, veçanërisht pasi Kina ul çmimet dhe shtrembëron tregun kur konkurrentët e saj përpiqen të fitojnë terren.


Në vend të kësaj, udhëheqësit amerikanë dhe evropianë duhet të rikthehen te fryma e programeve ambicioze të Aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur domosdoshmëria detyroi ndërtimin e shpejtë të teknologjive dhe zinxhirëve të furnizimit alternativ.


Të përballur me humbjen e furnizimeve aziatike të gomës natyrale, Uashingtoni dhe Londra koordinuan prodhimin, përqendruan investimet aty ku kapaciteti industrial ishte më i fortë dhe zhvilluan zinxhirë furnizimi alternativ me një shpejtësi të jashtëzakonshme.


Sfida e sotme e mineraleve kritike kërkon të njëjtën ambicie; rregulla të përbashkëta, financim i përbashkët dhe inovacion i përbashkët, ose konkurrenca midis aleatëve mund të dëmtojë pikërisht zinxhirët e furnizimit që ata po përpiqen të sigurojnë.


*Sharon Hudson-Dean është bashkëpunëtore e Asociuar në Çatëm Haus (Chatham House), Londër.


Ajo është udhëheqëse e lartë e politikës së jashtme me më shumë se 30 vjet përvojë diplomatike në menaxhimin e sfidave komplekse botërore, mbrojtëse, politike dhe strategjike.


Kohët e fundit, ajo shërbeu si zv.ndihmës sekretare e Shtetit e SHBA-së për Evropën Veriore, NATO-n dhe Sigurinë Arktike (2024-25).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
RUSIA; REVOLTA E SHKRIMTARËVE TË LETRAVE.

Nga z. Mikhail Komin. Uashington, Amerikë | Në ditët rreth 30 tetorit, Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Represionit Politik në Rusi, janë planifikuar të paktën 160 tubime për të përkujtuar dhe mbë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page