top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRIA E KONTROLLIT E RUSISË.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
9 hours ago
5 min read

Nga z. Andrei Soldatov dhe znj. Irina Borogan.

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Këto kanë qenë vite të mira për sundimtarët e sigurisë të Putinit.


Lufta kundër Ukrainës ka licencuar rritjen e represionit dhe paranojës së brendshme, dhe kjo ka fuqizuar policinë sekrete në mënyra që ishin të vështira të imagjinoheshin edhe një dekadë më parë.


Këtë pranverë, filluan të qarkullonin thashetheme se vështrimi i Shërbimit Federal të Sigurisë të Federatës Ruse/FSB (Федеральная служба безопасности Российской Федерации) ishte përqendruar te Ministria e Zhvillimit Dixhital dhe se disa nga përgjegjësitë e saj mund të transferoheshin.


Kjo ndodhi mes raportimeve se Shërbimi i Dytë i FSB-së, përgjegjës për shtypjen e mospajtimit politik, po ndërmerrte hapa të lidhur me të për të vendosur kontroll mbi industrinë e internetit.


Në konfirmim të dukshëm të këtyre raporteve, figura kyçe në industrinë e sigurisë kibernetike të Rusisë, përfshirë Natalia Kasperskin (Natalya Kaspersky), një sipërmarrëse e shquar e IT-së dhe ish-gruaja e sipërmarrësit të sigurisë kibernetike Eugene Kasperski (Kaspersky), zbuluan se Shërbimi i Dytë kishte përpiluar raporte mbi ta.


Këtë javë, agjencitë ruse të lajmeve raportuan se ministria së shpejti do të kishte një zëvendësdrejtor të ri; një oficer në detyrë të FSB-së.


Kjo është edhe më e habitshme sepse dikur ishte departamenti më liberal në qeveri dhe një nga më efikasët.


Por këto ditë, përparësia kryesore e Kremlinit duket se është dhënia e më shumë kompetencave shërbimeve të sigurisë.


Në vitet 1990, ndërsa vendi përqafoi kapitalizmin, bizneset e sapolindura të Rusisë kishin nevojë të madhe për t'u lidhur - si në të gjithë vendin ashtu edhe me botën e jashtme.


Por telekomunikacioni sovjetik ishte në një gjendje aq të tmerrshme saqë edhe kryerja e një telefonate të zakonshme nga një qytet në Rusinë qendrore në Moskë ishte një sfidë e madhe.


Ministria ndërmori një hap drastik dhe të rrezikshëm; ndaloi së investuari në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjive sovjetike të telekomunikacionit - kundër dëshirave të industrisë dhe shërbimeve të sigurisë - dhe në vend të kësaj filloi të blinte centrale dhe pajisje telekomunikacioni perëndimore në një shkallë masive, ndërsa shtriu kabllo me fibra optike në të gjithë vendin.


Brenda pesë vitesh, vendi kishte fituar telekomunikacion modern dhe industria ruse e internetit po lulëzonte.


Në vitet 2000, ajo do të prodhonte diçka që pak vende perëndimore mund ta krahasonin; shërbime online që konkurronin me sukses me gjigantë globalë si Google dhe Facebook.


Që nga ajo kohë, industria e IT-së ishte sektori me rritjen më të shpejtë të ekonomisë.


Kur Kremlini përvetësoi një pikëpamje më paranojake për internetin pas Pranverës Arabe, protestave në Moskë dhe aneksimit të Krimesë në vitin 2014, Ministria iu përmbajtë siç duhet, duke futur censurën e internetit dhe duke filluar një program zëvendësimi të importit për teknologjitë perëndimore, megjithëse veproi pa shumë entuziazëm.


Disa ish-oficerë të shërbimeve të sigurisë morën pozicione kyçe në ministri, por kryesisht për të mbikëqyrur programet e sigurisë kibernetike dhe mbikëqyrjes.


Industria e IT-së mbijetoi, jo vetëm sepse ministria vazhdoi të komunikonte me bizneset nëpërmjet një rrjeti organizatash qeveritare dhe joqeveritare që kishte ndihmuar të ndërtohej në vitet e mëparshme.


Kur pushtimi në shkallë të gjerë i Putinit dështoi të sillte një fitore të shpejtë, Kremlini, tani në një gjendje lufte të plotë dhe i kapluar nga paranoja, iu drejtua FSB-së për të zbatuar disiplinën shoqërore.


Ministria ishte një nga objektivat.


Në vitin 2023, zv.ministri Maskim (Maxim) Parshin u arrestua me akuza për ryshfet.


Në vitin 2025, ai u dënua me nëntë vjet burg - një vendim që tronditi ministrinë.


Po atë vit, Sergei Grebennikov (kreu i Shoqatës Ruse të Komunikimeve Elektronike) një pjesë kyçe e rrjetit përmes të cilit ministria u angazhua me industrinë dhe ndihmoi në hartimin e legjislacionit - u arrestua me akuza për drogë.


Kur ai u dënua me shtatë vjet burg, Shërbimi Federal i Sigurisë së Federatës Ruse/FSB ngriti një padi të veçantë për tradhti kundër tij dhe tani ai po përballet me mundësinë e një burgimi të përjetshëm.


E megjithatë, zhvillimet e fundit janë një sinjal i diçkaje më serioze. Qëllimi nuk duket më të jetë thjesht disiplinimi i ministrisë përmes shtypjes.


Në Tverskaia ndodhet një ndërtesë masive drejtkëndëshe brutale, e vështirë për t’u dalluar për shkak të një globi gjigant konveks të rrethuar nga një drapër e çekiç në fasadën e saj qoshe.


Është Telegrafi Qendror, një central telefonik dhe telegrafik i ndërtuar në fund të viteve 1920 si objekti kryesor i komunikimit të Bashkimit Sovjetik.


Ai gjithashtu strehonte Narkomatin Sovjetik të Komunikimeve, më vonë Ministrinë e Komunikimeve.


Në këtë ndërtesë ndodhet një zyrë e madhe, dyert e së cilës mbetën të mbyllura nga fundi i viteve 1930 deri në vitin 1990, sikur personeli i ministrisë ta kishte shmangur atë nga supersticioni.


Zyra dikur i përkiste Genrikh Jagodës (Yagoda), shefit famëkeq të policisë sekrete të Stalinit dhe një helmuesi të aftë, për të cilin thuhej se kishte përdorur aftësitë e tij për të vrarë shkrimtarin Maksim Gorki (Maxim Gorky).


Drejt fundit të karrierës së tij, Jagoda (Yagoda) u emërua kreu i Narkomatit të Komunikimeve, një stacion në udhëtimin e tij përfundimtar drejt arrestimit, burgosjes dhe ekzekutimit.


Genadi Kudriavtsev (Gennady Kudryavtsev), ministri sovjetik i komunikacioneve, u tha këtyre autorëve se kur u emërua në vitin 1990, ishte ministri i parë që iu dha zyra e Jagodës (Yagoda).


Ai zbuloi se gjithçka kishte mbetur e paprekur nga koha e Jagodës (Yagoda) - mobiljet, tavolina, kasaforta.


Ai madje zbuloi ashensorin e fshehur të ndërtuar për të çuar banorin e tij në sistemin sekret paralel të metrosë së Moskës, i njohur si Metro-2, i ndërtuar për udhëheqësit komunistë dhe që lidhte Kremlinin me periferitë.


Nën Stalinin, lidhja midis komunikimeve dhe botës së errët të shërbimeve të sigurisë dhe ushtrisë ishte gjithmonë jashtëzakonisht e ngushtë.


Pas Jagodës, posti u mbajt për vite me radhë nga një sërë gjeneralësh nga shërbimet e sigurisë dhe ushtria.


A po shohim tani një rikthim në ato vite?


Ministri i Zhvillimit Dixhital, një njohës i mirë i teknologjisë dhe i sofistikuar Maksut Shadaiev, është përpjekur prej vitesh të pengojë përparimet e FSB-së dhe ka mbajtur me kujdes distancën nga agjencia e censurës së internetit, e cila zyrtarisht është pjesë e ministrisë, por në fakt i përgjigjet Administratës Presidenciale.


Në vitin 2026, qasja e tij nuk duket se ka më shumë shanse për të pasur sukses si një strategji afatgjatë.


Është një fat i trishtueshëm për një ministri që dikur synonte të formësonte të gjitha gjërat dixhitale dhe të avanconte teknologjitë kritike të ndërthurura fort me prosperitetin kombëtar të ardhshëm.


Edhe një herë, duket se Kremlini është më i interesuar në rrugën që të çon drejt së kaluarës sesa në të ardhmen.


*Z. Andrei Soldatov dhe znj. Irina Borogan janë gazetarë investigativë rusë dhe bashkëthemelues të Agentura.ru, një organizatë mbikëqyrëse e aktiviteteve të shërbimit sekret rus.


Libri i tyre, “Miqtë tanë të dashur në Moskë, historia e brendshme e një brezi të thyer”, u botua në vitin 2025.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
RUSIA; REVOLTA E SHKRIMTARËVE TË LETRAVE.

Nga z. Mikhail Komin. Uashington, Amerikë | Në ditët rreth 30 tetorit, Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Represionit Politik në Rusi, janë planifikuar të paktën 160 tubime për të përkujtuar dhe mbë

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page