top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DOSON KRIK (DAWSON CREEK); KANADA | 9 TË VDEKUR + 27 TË PLAGOSUR NË SHKOLLËN E TAMBLLËR RIXHIT (TUMBLER RIDGE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Toronto, Doson Krik (Dawson Creek), Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | Nëntë veta u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën në të shtëna me armë, përfshirë shtatë të vrarë në një shkollë të mesme përpara se e dyshuara të vriste veten.


Vrasjet ndodhën në Tambllër Rixh (Tumbler Ridge), British Kolombia (Columbia), në rrëzë të Maleve Shkëmbore.


Mediat kanadeze raportuan se autorja e vrasjes ishte një grua, por policia nuk pranoi të jepte detaje mbi identitetin e subjektit.


Një alarm ishte lëshuar për një subjekt të armatosur në Shkollën e Mesme të Tambllër Rixhit (Tumbler Ridge) të martën pasdite.


Gjatë një kontrolli në shkollë, policia gjeti gjashtë veta të vrarë me armë zjarri; një i shtatë, i plagosur, vdiq gjatë rrugës për në spital.


Veçmas, policia gjeti dy trupa të tjerë në Tambllër Rixh (Tumbler Ridge), në një shtëpi që besohet të jetë e lidhur me aktin kriminal.


Autoritetet po kontrollojnë shtëpi dhe prona të tjera në komunitet për të përcaktuar nëse ka vende të tjera të lidhura me incidentin.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page