KANADAJA DHE FRANCA HAPIN KONSULLATA NË GROENLANDË (PËRFAQËSIM INUIT EDHE NGA KEBEKU).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Nuuk, Groenlandë | Përfaqësuesit diplomatikë nga Franca dhe Kanadaja po mbërrijnë në Nuuk për të përuruar konsullatat e tyre përkatëse në Groenlandë - siç është njoftuar - dhe janë të parët, dhe deri më tani të vetmit, që hapin zyra diplomatike midis vendeve aleate në territorin Arktik, i cili, është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, por ende objektiv i Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).
Sepse, pas javësh tensioni, debatesh dhe takimesh në nivel të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të ndaluar përshkallëzimin, të paktën verbalisht, me sa duket është arritur një marrëveshje, por detajet nuk janë bërë publike.
Pas kërcënimeve ose synimeve të supozuara të administratës Tramp (Trump) për të blerë Groenlandën, ShBA-ës kanë nënshkruar ditët e fundit një marrëveshje kornizë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të siguruar ndikim më të madh të ShBA-ës mbi territorin.
Marrëveshja parashikon gjithashtu krijimin e një grupi pune ShBA-Danimarkë-Groenlandë për të diskutuar shqetësimet e Uashingtonit në lidhje me sigurinë e Arktikut.
Hapja e dy konsullatave mbetet një gjest shumë simbolik, si dhe një ngjarje e rëndësishme.
Ndërkohë, Parisi e kishte njoftuar tashmë këtë verë kur Presidenti Emanuel Makron vizitoi Groenlandën.
“Vendimi francez, pra, nuk ishte një pasojë e drejtpërdrejtë e përshkallëzimit të çështjes, por mbetet një sinjal politik”, siç theksoi Ministri i Jashtëm francez Zhan (Jean)-Noël Barrot, muajin e kaluar, kur njoftoi datën e hapjes më 6 shkurt.
Sidoqoftë, ky vendim i shkoi në ndihmë Presidentit Makron (pasi ai e kishte marrë çështjen drejtpërdrejt në atë kohë, duke shkaktuar një përplasje në distancë me Presidentin Tramp (Trump)).
Kanadaja, nga ana e saj, njoftoi në fund të vitit 2024 se do të hapte një konsullatë në Groenlandë për të forcuar bashkëpunimin në Arktik.
Kështu, Ministrja e Jashtme Kanadeze Anita Anand zbarkoi në Nuuk për inaugurimin zyrtar, së bashku me Guvernatoren e Përgjithshme Mri (Mary) Simon dhe Ambasadoren Kanadeze të Arktikut Virxhinia Mirns (Virginia Mearns), të dy prej të cilëve janë Inuitë indigjenë, një popull që jeton në Groenlandë, Kanada dhe pjesë të Akakas, duke demonstruar më tej mbështetjen dhe afërsinë midis këtyre territoreve nordike.
Aq shumë sa organizata kanadeze “Inuit Makivvik” dërgoi një aeroplan me dhjetëra inuitë nga Kebeku verior dhe pjesë të tjera të Kanadasë për të marrë pjesë në inaugurim dhe për të treguar solidaritet me banorët e Groenlandës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments