REPUBLIKA POPULLORE E KINËS: MARRËVESHJET ME KANADANË NUK SYNOJNË PALË TË TRETA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Kina siguron se marrëveshjet paraprake tregtare të kohëve të fundit me Kanadanë, të nënshkruara gjatë vizitës së Kryeministrit Mark Karni (Carney) në Pekin, nuk synojnë asnjë palë të tretë”.
Kështu tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, në lidhje me kërcënimin e Presidentit të ShBA-ës, Danlld Tramp (Donald Trump), për tarifa 100% mbi importet nga Otava (Ottawa) nëse këto marrëveshje finalizohen.
“Kina dhe Kanadaja kanë krijuar një lloj të ri partneriteti strategjik që nuk synon asnjë palë të tretë”, tha zëdhënësi Guo - në konferencën e përditshme informative.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments