DEKLARATË E KISHËS ORTODOKSE AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 20, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë një deklaratë në lidhje me martesën një ditë më parë të dy vajzave, të prezantuara si Alba dhe Edlira, në tarracën e Bashkisë së Tiranës.
Kisha thekson se asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.
DEKLARATA E PLOTË E KISHËS ORTODOKSE AUTOQEALE TË SHQIPËRISË.
Në lidhje me martesen e së njëjtës gjini, kryer në Bashkinë e Tiranës, ditën e djeshme, dt. 19 maj 2024, siç jemi shprehur edhe më parë, si në deklaratën e janarit 2024, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë mban të njejtin qëndrim:
Është më se e njohur se përjetësimi i njerëzimit ka qenë i bazuar në ekzistencën e dy gjinive dhe bashkimin e tyre.
Asnjë kulturë, fe apo sistem ligjesh (Soloni, Platoni etj.) nuk e ka institucionalizuar bashkëjetesën homoseksuale si martesë.
E panatyrshmja nuk bëhet e natyrshme me dekrete ligjore. Përkundrazi, një ligj i tillë fyen krijimin.
Nuk është përparim shoqëror, por një konflikt me rendin natyror, e tatëpjetë.
Kisha është e detyruar të artikulojë qartë konceptin dhe vlerën e martesës, rëndësinë e familjes dhe të lindjes së fëmijëve në përputhje me tekstet e saj të shenjta dhe traditën e saj shekullore (siç u deklarua në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse në Kretë në vitin 2016).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































