BRITANIA E MADHE DHE MOLDAVIA NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN E MBROJTJES ME FUNKSION ANTI-RUS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 20, 2024
- 1 min read

Kishinau, Moldavi | Mbretëria e Bashkuar dhe Moldavia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen dhe sigurinë për të kundërshtuar kërcënimet nga Rusia.
Kështu lexojmë në një shënim të Ministrisë së Jashtme, sipas të cilit nisma është zyrtarizuar gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm britanik, Deivid Lemi (David Lammy), në Kishinau.
Marrëveshja synon të ndërtojë bashkëpunim të gjerë midis dy vendeve dhe të forcojë qëndrueshmërinë e Moldavisë ndaj kërcënimeve të jashtme.
Ministri Lemi (Lammy) tha se me Ukrainën përkrah, moldavëve u kujtohet vazhdimisht shtypja, imperializmi dhe agresioni i Rusisë.
“Pavarësisht ndërhyrjes së paprecedentë të Kremlinit, populli i Moldavisë ka zgjedhur lirinë, demokracinë dhe pavarësinë. Një vendim që ne duhet të ndihmojmë në mbrojtjen”, tha ai.
Gjatë vizitës së ministrit Lemi (Lammy) u nënshkrua edhe një marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments