BREGU PERËNDIMOR: USHTARËT IZRAELITË VRASIN NJË SULMUES PRANË BETLEHEMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 29, 2024
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | Ushtarët izraelitë vranë një sulmues, i cili, i armatosur me thikë, po përpiqej të sulmonte një patrullë pranë fshatit Tuqu, në zonën e Betlehemit të Bregut Perëndimor. Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) e raportuan këtë në rrjetin shoqëror virtual Iks (X).
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve “Wafa”, sulmuesi quhej Ranny Yasser Khalaf Alshaer, me moshë 16 vjeç.
Ushtria izraelite patrullon rregullisht zonën pranë fshatit Tuku (Tuqu), sepse, aty kalon një rrugë që lidh dy blloqe vendbanimesh, në jug të Jeruzalemit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments