PRESIDENTJA MEKSIKANE KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM PATI BISEDË TELEFONIKE ME HOMOLOGUN E SAJ BRAZILIAN LUIZ INACIO LULA DA SILVA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 1
- 1 min read

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum njoftoi në rrjetin social virtual Iks (X) se pati një bisedë telefonike me homologun e saj brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva.
Gjatë telefonatës, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim midis dy vendeve.
“Ne biseduam me Presidentin e Brazilit rreth komplementaritetit ekonomik dhe mundësive për punë të përbashkët”, thuhet në mesazh.
“Ne ramë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit - shtoi ajo - dhe e falënderova atë, për vizitën e fundit të Zv/Presidentit Geraldo Alkin (Alckmin) në Meksikë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments