BOLIVI | RODRIGO PAZ PEREIRA BETOHET NESËR SI PRESIDENT I BOLIVISË (KU KA PLLAKOSUR VARFËRIA NGA KEQQEVERISJA E MAJTË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

La Paz, Bolivi | Politikani i qendrës së djathtë Rodrigo Paz Pereira do të marrë detyrën si president i Bolivisë nesër, duke nisur një epokë të re politike dhe ekonomike pas gati dy dekadash qeverish progresive të udhëhequra nga subjekti politik “Lëvizja Drejt Socializmit” (MAS).
Ceremonia e inaugurimit do të mbahet para mbledhjes së Parlamentit në seancë solemne në prani të delegacioneve të ndryshme ndërkombëtare.
Presidentët Javier Milei (Argjentinë), Gabriel Boriç (Kili), Daniel Noboa (Ekuador), Jamandu (Yamandú) Orsi (Uruguai) dhe Kryeministri peruan Ernesto Alvarez do të jenë të pranishëm, së bashku me Zv/Presidenten Ekzekutive të Komisionit Evropian Teresa Ribera dhe Presidenten e Kongresit Spanjoll Fransina (Francina) Armengol.
Shtetet e Bashkuara do të përfaqësohen nga Nënsekretari i Shtetit Kristofër (Christopher) Landau.
Ceremonia do të shënojë fillimin e një epoke të re diplomatike të karakterizuar nga një politikë e jashtme e hapur.
Z. Paz, me moshë 48 vjeç, u zgjodh në zgjedhjet e balotazhit të 19 tetorit me 54.9% të votave, duke mposhtur ish-Presidentin konservator Jorge Tuto Quiroga.
Qeveria e re trashëgon një ekonomi të brishtë, të pllakosur nga mungesa e dollarit dhe karburantit dhe rritja e çmimeve.
Z. Paz ka premtuar të prezantojë një model kapitalizëmi për të gjithë, me stimuj për sipërmarrësit e vegjël, tarifa të reduktuara dhe hapje më të madhe ndaj investimeve të huaja.
Z. Paz siguroi se qeveria e tij do të udhëhiqet me maturi, pragmatizëm dhe respekt për demokracinë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments