BOLIVI | GJYKATA E LARTË URDHËROI LIRIMIN E ISH-PRESIDENTES ZHANIN (JEANINE) ANEZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

La Paz, Bolivi | “Gjykata Supreme e Bolivisë urdhëroi lirimin e menjëhershëm të ish-presidentes Zhanin (Jeanine) Anez të mërkurën, duke i dhënë fund disa viteve burgim të lidhura me procedurat ligjore që rrjedhin nga administrata e saj e përkohshme në vitin 2019”, tha gjyqtari Romer Saukedo (Saucedo).
“Është urdhëruar anulimi i dënimit. Ajo kishte një dënim përfundimtar prej 10 vitesh dhe rrjedhimisht, lirimi i saj është urdhëruar sot”, u tha gazetarëve gjyqtari i Gjykatës së Lartë Saukedo.
Ish-Presidentja Anez u arrestua në muajin mars të vitit 2021 dhe kaloi 20 muaj në paraburgim para se të dënohej në vitin 2022 për shkelje të normave kushtetuese që mbrojnë rendin demokratik.
Administrata e saj mbikëqyri shtypjen vdekjeprurëse të protestave, gjatë së cilës u vranë 22 civilë.
Ish-Presidentja Anez i ka mohuar të gjitha akuzat kundër saj.
Vendimi vjen disa javë pasi zgjedhjet e balotazhit në tetor në Bolivi i dhanë një humbje historike partisë në pushtet Lëvizja për Socializëm (MAS), e cila, e kishte akuzuar për orkestrimin e një grushti shteti që e solli në pushtet gjatë një krize politike të vitit 2019, duke e zhvendosur kontrollin e kongresit te opozita e qendrës së djathtë.
Gjykata e Lartë anuloi procedurat e zakonshme penale kundër saj dhe e ridrejtoi çështjen e saj në një gjykim përgjegjësish, një proces i veçantë i rezervuar për ish-krerë shtetesh.
Gjyqësori ka urdhëruar lirimin e saj në mënyrë që ajo të mund të mbrohet.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments