top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | NË CEREMONINË E PËRURIMIT TË PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR RODRIGO PAZ PRITET TË MARRIN PJESË MBI 50 DELEGACIONE QEVERITARE TË HUAJA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

La Paz, Bolivi | Bolivia po përgatitet për ceremoninë e përurimit të Presidentit të zgjedhur Rodrigo Paz, e cila, do të mbahet të shtunën.


Ministria e Jashtme e Bilivisë pohoi në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale virtuale pjesëmarrjen e më shumë se 50 delegacioneve ndërkombëtare dhe pesë krerëve të shteteve: Javier Milei (Argjentinë), Gabriel Boriç (Kili), Daniel Noboa (Ekuador), Santiago Peña (Paraguai) dhe Jamndu (Yamandú) Orsi (Uruguai).


Tre nënkryetarë, shtatë ministra të jashtëm dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS), Albert Ramdin, do të jenë gjithashtu të pranishëm.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë një mision të udhëhequr nga Nënsekretari i Departamentit të Shtetit Kristofër (Christopher) Landau, me të cilin Presidenti Paz ishte takuar tashmë në Uashington rreth dhjetë ditë më parë për të diskutuar planin e tij ekonomik.


Prania e Presidentit Boriç dhe përfaqësuesve të ShBA-ës shënon një ndryshim në politikën e jashtme boliviane.


Marrëdhëniet diplomatike me Kilin janë ndërprerë që nga viti 1978 për shkak të mosmarrëveshjes historike mbi aksesin në det, ndërsa lidhjet me Uashingtonin u ndërprenë në vitin 2008, pas dëbimit të ambasadorit Fillip (Philip) Goldberg nga ish-Presidenti Evo Morales.


Ministri i Brendshëm Roberto Rios njoftoi një vendosje të gjerë të forcave të sigurisë, të cilat, do të përbëhen nga mbi 1800 agjentë dhe katër pika kontrolli në sheshin qendror “Plaza Murillo”.


Midis të ftuarve është ish-Presidentja Jeanine Anez, e liruar dje pas gati pesë vitesh burgimi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page