top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVIA KËRKON NDIHMË NGA VENDET MIKE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN QË LIDHET ME MUNGESËN E KARBURANTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read
ree

La Paz, Bolivi | Presidenti i zgjedhur bolivian, Rodrigo Paz, njoftoi se po punon me vende mike, si Brazili dhe vende të tjera fqinje, për të trajtuar mungesën e karburantit që prek vendin e tij.


Ne kemi deklaruar botërisht se jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me vende mike si Brazili, Uruguai, Paraguai dhe Argjentina, duke filluar nga 8 dhe 9 nëntori, duke pasur parasysh nevojën e vendit për të zgjidhur radhët e gjata të shkaktuara nga problemi i karburantit”, tha Presidenti Paz në një konferencë për shtyp.


Bolivia po përballet me një mungesë të rëndë të benzinës dhe naftës, e cila, po shkakton radhë kilometrash të gjata automjetesh në stacionet e benzinës që përpiqen të furnizohen me karburant.


Kriza është përkeqësuar më tej në muajt e fundit nga bllokadat e organizuara nga mbështetësit e ish-Presidentit Evo Morales, në përgjigje të përjashtimit të tij nga zgjedhjet.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page