BOLIVI | QEVERIA DHE SINDIKATAT ARRITËN MARRËVESHJE PAS MË SHUMË SE GJASHTË JAVËSH PROTESTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
La Paz, Bolivi | Presidenti Rodrigo Paz arriti marrëveshje me konfederatën kryesore sindikale të vendit, e cila njoftoi heqjen e masave të presionit pas më shumë se gjashtë javësh bllokimesh rrugësh dhe demonstratash që kërkonin dorëheqjen e kreut të shtetit.
“Që tani e tutje, masat e presionit hiqen në të gjithë vendin”, njoftoi për shtypin kreu i Qendrës së Punëtorëve Bolivianë Mario Argollo, pas nënshkrimit të marrëveshjes.
“Dialogu është më i fortë se vetë forca”, tha presidenti Rodrigo Paz.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments