BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ SHKARKOI NGA DETYRA MINISTRIN E DREJTËSISË DHE TRANSPARENCËS INSTITUCIONALE FREDI (FREDDY) VIDOVIÇ; ISHTE I DËNUAR ME 3 VJET BURG; DËNIMIN PENAL E KISHTE FSHEHUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 14 hours ago
- 1 min read

La Paz, Bolivi | Presidenti bolivian Rodrigo Paz ka shkarkuar Ministrin e Drejtësisë dhe Transparencës Institucionale Fredi (Freddy) Vidoviç nga posti i tij, pas konfirmimit të dënimit me tre vjet burg që ai e kishte kryer për ndihmë dhe inkurajim të evazionit fiskal dhe të korrupsionit në vitin 2015.
Sipas ligjit bolivian, një dënim penal i ekzekutueshëm përfshin humbjen e përhershme të të drejtave civile dhe pamundësinë për të mbajtur poste publike.
Largimi i Ministrit Vidoviç nga qeveria, i zyrtarizuar me dekret, përfaqëson riorganizimin e parë të Qeverisë Paz vetëm 12 ditë pas marrjes së detyrës.
Masa parashikon emërimin e menjëhershëm të ministrit të ri, Jorge Franz Garsia (García), më parë zëvendësministër.
Dënimi - i zbuluar nga Ministri i Brendshëm Marko (Marco) Antonio Oviedo - doli pas hetimeve të urdhëruara nga Presidenti i Gjykatës Supreme të Drejtësisë, Romer Saukedo (Rómer Saucedo), i cili, kishte kërkuar informacion mbi çdo procedurë të pazgjidhur kundër Ministrit Vidoviç.
Rasti ngre pyetje në lidhje me Regjistrin Gjyqësor të të Dhënave Penale, i cili, fillimisht certifikoi mungesën e dënimit penal ndaj Ministrit Vidoviç.
Qeveria ka njoftuar një hetim të brendshëm për të sqaruar pse dënimi penal nuk u regjistrua në të dhënat zyrtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments