BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ: DO TË RIVENDOSIM MARRËDHËNIET AMBASADORIALE ME SHBA-ës QË U NDËRPRENË NË VITIN 2008.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 38 minutes ago
- 1 min read

La Paz, Bolivi | “Bolivia dhe Shtetet e Bashkuara do të rivendosin marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh, të ndërprera që nga viti 2008”.
Kështu njoftuan sot Presidenti bolivian Rodrigo Paz dhe Zv/Sekretari i Shtetit i ShBA-ës Kristofër (Christopher) Landau.
“Ne do të rivendosim marrëdhëniet”, deklaroi presidenti i ri në një takim me përfaqësuesin e ShBA-ës, i cili, specifikoi se marrëdhëniet do të jenë në nivel ambasadorësh, siç duhet të kishin qenë gjithmonë.
Në vitin 2008, ish-Presidenti Evo Morales dëboi diplomatin më të lartë amerikan në Bolivi, duke e akuzuar atë për mbështetje të një komploti të krahut të djathtë.
Uashingtoni u përgjigj duke bërë të njëjtën gjë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments