MINISTRJA E JASHTME E BOLIVISË SELINDA (CELINDA) SOSA RAPORTOI NJË SULM KUNDËR AMBASADËS SË VENEZUELËS: TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI KUNDËR SELISË DIPLOMATIKE NË LA PAZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 27
- 1 min read
Updated: Aug 9

La Paz, Bolivi | Qeveria e Bolivisë ka denoncuar një sulm me armë të nisur kundër ambasadës së Venezuelës në qendër të La Paz-it.
Ministrja e Jashtme Selinda (Celinda) Sosa e raportoi këtë në rrjetin social virtual Iks (X), duke theksuar se sulmi nuk shkaktoi viktima, ndërsa u raportua dëmtime në fasadën e godinës.
Autoritetet kompetente po kryejnë hetime për të identifikuar përgjegjësit, shkroi znj. Sosa, duke theksuar se qeveria e shtetit shumëkombëtar të Bolivisë dënon fuqishëm këto akte vandalizmi që shkelin të drejtat dhe imunitetet e diplomatëve venezuelas, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi aksidentin.
Bolivia dhe Venezuela mbajnë marrëdhënie të ngushta diplomatike dhe vendi i Andeve konsiderohet një aleat besnik i Karakasit nga presidenti Nikolas Maduro (Nicolas Maduro).
Selia diplomatike e Venezuelës i është nënshtruar masave të ashpra sigurie.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments