top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | KULTIVUESIT E BIMËS SË KOKËS PRANË ISH-PRESIDENTIT TË MAJTË EVO MORALES NJOFTUAN RADIKALIZIM TË PROTESTAVE KUNDËR QEVERISË SË PRESIDENTIT TË DJATHTË RODRIGO PAZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 19
  • 1 min read

La Paz, Bolivi | Kultivuesit e kokës (nga e cila prodhohet kokaina) pranë ish-presidentit të majtë Evo Morales kanë njoftuar radikalizim të protestave të tyre kundër qeverisë së presidentit të djathtë Rodrigo Paz duke filluar nga nesër, duke përjashtuar çdo tërheqje, ndërsa sektorë të tjerë shoqërorë kanë filluar dialogun me ekzekutivin.


Udhëheqësit e kultivuesve të kokës në Tropikun e Koçabambës (Cochabambas), fortesa politike e ish-presidentit Moralesit, konfirmuan bllokadat e vazhdueshme dhe të intensifikuara në rajon për të kërkuar dorëheqjen e presidentit.


Ne kemi vendosur të mos dorëzohemi, të mos gjunjëzohemi dhe të mos tërhiqemi asnjë centimeter”, tha udhëheqësi i sindikatës Isidro Auka (Auca).


Udhëheqësit njoftuan gjithashtu kontrolle mbi lëvizjen e njerëzve në zonë, duke denoncuar një operacion të dyshuar inteligjence që synonte kapjen e ish-presidentit Evo Morales, subjekt i një urdhër-arresti në një hetim për trafikim të rënduar të qenieve njerëzore.


Sindikalisti paralajmëroi gjithashtu qeverinë të mos guxojë të ndërhyjë në rajon, duke thënë se fermerët tropikalë janë gati të mbrojnë ish-presidentin Morales.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page