top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | ISH-MINISTRI I BRENDSHËM SOCIALIST DHE KANDIDATI PRESIDENCIAL EDUARDO DEL KASTILO (CASTILLO) U ARRESTUA; PAT PENGUAR POLICINË TË LUFTONTE BANDAT KRIMINALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 30, 2025
  • 1 min read

La Paz, Bolivi | Ish-Ministri i Brendshëm i Bolivisë dhe ish-kandidati presidencial i Lëvizjes Drejt Socializmit (MAS), Eduardo del Kastilo (Castillo), u arrestua ndërsa po bëhej gati të hipte në një fluturim ndërkombëtar nga Aeroporti i Santa Kruzit (Cruz).


Arrestimi ndodhi pak para nisjes”.


Kështu raportoi “Gazeta El Deber”, duke shtuar se z. Del Kastilo (Castillo) po shkonte në Kinë pas një ndalese në Kili.


Deri më tani nuk janë botuar detaje zyrtare mbi rrethanat e arrestimit të tij.


Ai pritet të dëshmojë në orët në vijim si pjesë e një hetimi penal paraprak për pengimin e dyshuar të punës së policisë.


Ish-ministri denoncoi motivet politike pas ndalimit të tij, duke folur shkurtimisht me gazetarët pasi ndërhynë forcat e sigurisë.


Arrestimi vjen në mes të një klime politike të shënuar nga tensione të forta të brendshme, ndërsa vendi i afrohet një cikli të ri zgjedhor.


Partia MAS, e cila, ka qenë në qeveri vitet e fundit, është e përçarë përplasjet midis fraksioneve, me akuza të ndërsjella dhe një klimë konflikti në rritje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page