top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | SINDIKATAT DEKLARUAN SE SOT DO TË FILLOJNË GREVË TË PËRGJITHSHME KUNDËR VENDIMIT TË QEVERISË QË NDALON SUBVENCIONET E KARBURANTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
ree

La Paz, Bolivi | Qendra e Punëtorëve Bolivianë (COB, sindikata kryesore e vendit) ka konfirmuar se do të mbajë një grevë të përgjithshme sot kundër Dekretit 5503, i cili, eliminon subvencionin e karburantit që ka qenë në fuqi për më shumë se dy dekada.


Vendimi vjen pavarësisht marrëveshjeve të pjesshme të arritura nga qeveria me sektorë të tjerë socialë për të shmangur protestat.


Ne nuk do të tërhiqemi, nuk do të negociojmë pa pëlqimin e popullit tonë”, tha z. Mario Argollo, sekretar ekzekutiv i COB-it, në një mesazh të regjistruar me kolegë të tjerë.


Udhëheqësi i sindikatës e përshkroi dekretin si një masë arbitrare, nga e cila, sipas tij, përfiton një sektor i privilegjuar, sipërmarrës dhe borgjez.


Në këtë kontekst, ai u bëri thirrje sektorëve të ndryshëm shoqërorë të bashkoheshin me marshimin dhe deklaroi se greva nuk ishte e natyrës politike, por më tepër një protestë që kërkonte kushte më të mira.


Ndërkohë, ish-Presidenti i krahut të majtë Evo Morales kërcënoi Presidentin e ri centrist Rodrigo Paz, duke premtuar se do të nxiste protesta të reja kundër qeverisë nëse ai nuk do të anulonte heqjen e subvencionit të karburantit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page