top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | ISH-PRESIDENTI SOCIALIST LUIS ALBERTO ARKE (ARCE) U ARRESTUA (VODHI PARATË QË I ISHIN KUSHTUAR KOMUNITETIT INDIGJEN).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 13 hours ago
  • 1 min read
ree

La Paz, Bolivi | Ish-presidenti bolivian Luis Alberto Arke (Arce) u arrestua në lagjen Sopokaçi (Sopocachi) të La Paz-it gjatë një operacioni të papritur në lidhje me të ashtuquajturin rast të “Fondit Indigjen”, një hetim penal paraprak mbi keqmenaxhimin e supozuar të fondeve publike të destinuara për projekte sociale.


Enti mediatik bolivian “El Deber” e raportoi këtë lajm.


Enti mediatik në fjalë theksoi se ish-ministrja presidenciale Maria (María) Nela Prada e quajti arrestimin e tij arbitrar dhe kërkoi vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare.


Sipas burimeve policore, ish-Presidenti Arke (Arce) u arrestua rreth orës 15:00 të kësaj pasdite dhe u transferua pa rezistencë në qelitë e Forcave Speciale Boliviane për Luftimin e Krimit të Organizuar, ku do të mbahet si pjesë e hetimit.


Hetuesit dyshojnë për përvetësim të shumave të mëdha të destinuara për iniciativa për komunitetet indigjene, fonde që dyshohet se u transferuan në llogari personale gjatë qeverisjes së ish-presidentit.


Autoritetet gjyqësore tani do të përcaktojnë kohën dhe modalitetet e padisë së mundshme ndaj tij.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page