top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | 20 TË VDEKUR DHE MBI 24 TË ZHDUKUR NGA PËRMBYTJET NË SANTA KRUZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read
ree

Santa Kruz, Bolivi | “Përmbytjet e shkaktuara nga tejmbushja e lumit Pirai në rajonin lindor Santa Kruzit (Cruz) deri më tani kanë lënë 20 të vdekur dhe të paktën 24 të zhdukur, ndërsa qindra familje kanë mbetur pa strehë”.


Kështu tha Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile Alfredo Torçe (Troche), duke u thënë mediave lokale se ekipet e shpëtimit kanë evakuuar rreth 300 persona me ndihmën e helikopterëve, ndërsa dhjetëra komunitete mbeten të izoluara për shkak të përmbytjeve.


Shirat e rrëmbyeshëm, të cilët, filluan të shtunën, kanë dëmtuar rëndë rrugët dhe urat, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe shtëpi.


Pamjet mediatike tregojnë ura të shembura dhe automjete emergjence që punojnë për të pastruar mbeturinat dhe për të rivendosur lidhjet.


Presidenti Rodrigo Paz thirri ekspertë dhe zyrtarë qeveritarë për të vlerësuar reagimin ndaj emergjencës dhe kritikoi administratat e mëparshme për mungesën e përgatitjes së tyre, duke përmendur shpyllëzimin si një nga faktorët që përkeqësuan ndikimin e përmbytjeve.


Sipas autoriteteve, kushtet e përmirësuara të motit në ditët në vijim duhet të lehtësojnë operacionet e ndihmës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page