top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI: ISH-MINISTRI I DREJTËSISË SESAR (CÉSAR) SILES U ARRESTUA | U PËRFSHI NË NDIKIM TË PALIGJSHËM ME QËLLIM SHKARKIMIN E NJË GJYQTAREJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 20
  • 2 min read
ree

La Paz, Bolivi | Z. Sesar (César) Siles, Ministri i Drejtësisë i Bolivisë deri të hënën e kaluar, kur dha dorëheqjen për të mbrojtur nderin e tij për shkak të akuzave të pabaza kundër tij, u arrestua pasi u paraqit vullnetarisht në selinë e policisë në La Paz.


Disa orë më parë, kundër tij ishte lëshuar një urdhër arresti.


Z. Siles është i përfshirë në të ashtuquajturin rast të Konsorciumit, i cili, shpërtheu këtë javë për shkak të një audioje në të cilën ai dëgjohet (ai ka raportuar manipulime) duke i ofruar mbrojtje një gjyqtari nga Koroiko (Coroico), një qytet i vogël pranë La Paz-it, në këmbim të një vendimi që synonte shkarkimin e një magjistrateje femër të Gjykatës Supreme.


Sapo u dorëzua në selinë e policisë në qendër të La Paz, z. Siles tha se urdhër arresti ishte i paligjshëm, duke mohuar se kishte pasur kontakt me Prokurorin e Përgjithshëm Roger Mariaka (Mariaca) dhe Prokurorin e Departamentit Luis Torrez, siç është e qartë nga audioja e publikuar nga media.


Gjithashtu, së bashku me z. Siles u arrestuan gjyqtari i Korikos (Coroico) Fernando Lea Plaza, dhe zëvendësmagjistrati i Gjykatës Supreme, Ivan Kampero (Campero).


Znj. Lea Plaza tha se autoritetet gjyqësore i ushtruan presion për të nxjerrë një vendim për pezullimin e magjistrates Fani Koakuira (Fanny Coaquira) nga detyrat e saj, në mënyrë që Kampero (Campero) të mund të merrte postin e tij në Gjykatën Supreme të Drejtësisë të Bolivisë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page