BILL GEITS (GATES) ËSHTI I FTUAR NË PARLAMENTIN EUROPIAN MË 24 QERSHOR | DO TË LIGJËROJË PËR MBËSHTETJEN PUBLIKE PËR ZHVILLIMIN DHE INOVACIONIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20, 2025
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe filantropi amerikan Bill Geits (Gates) do të jetë në Bruksel, i ftuar në Parlamentin Europian më 24 qershor.
Z. Geits (Gates) do të flasë në një seancë të përbashkët të komiteteve për Zhvillim, Industri, Kërkim dhe Energji, si dhe Shëndetësi.
Seanca njëorëshe me z. Geits (Gates) do të përqendrohet në rolin e mbështetjes publike për zhvillimin dhe inovacionin si faktorë kyç në përmirësimin e shëndetit dhe standardeve të jetesës në Jugun Global.
Z. Bill Geits (Gates) ka udhëhequr “Fondacionin Gates” që nga viti 2000, një nga organizatat më të mëdha filantropike private në botë, me një fokus të fortë në shëndetin publik në vendet në zhvillim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments