MILIARDIERI BILL GEITS (GATES): DO TË DHUROJ 200 MILIARDË $ PËR ZHVILLIMIN E AFRIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 3, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Pasi njoftoi mbylljen e Fondacionit Gates në vitin 2045 dhe dhurimin e 99% të pasurisë së tij, themeluesi i Microsoft, Bill Geits (Gates), ka thënë se synon të investojë pothuajse të gjithë pasurinë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme.
“Duke folur në Addis Ababa - raporton BBC-ja - miliarderi 69-vjeçar tha se duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend afrikan duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.
Z. Geits (Gates) njoftoi muajin e kaluar se do të dhuronte 99 përqind të pasurisë së tij të madhe, që pritet të kalojë 200 miliardë dollarë, për fondacionin e tij.
Nëse konfirmohet, do të jetë një nga donacionet më të mëdha filantropike ndonjëherë, duke tejkaluar kontributet historike të industrialistëve si John D. Rockefeller dhe Andrew Carnegie pas përshtatjes me inflacionin.
Vetëm premtimi i investitorit të Berkshire Hathaway, Warren Buffett, për të dhuruar pasurinë e tij - aktualisht i vlerësuar nga Forbes në 160 miliardë dollarë - mund të jetë më i madh në varësi të luhatjeve të tregut të aksioneve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments