MILIARDIERI BILL GEITS (GATES) NË INDI | TAKIME ME MINISTRA DHE GUVERNATORË; VIZITOI PARLAMENTIN DHE KONFIRMOI KONTRIBUTET NGA FONDACIONI BILL & MELINDA GATES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 19, 2025
- 1 min read

Dehli i Ri, Indi | Miliardieri Bill Geits (Gates) u takua sot në Delhi me Ministrin e Shëndetësisë JP Nadda dhe ripohoi bashkëpunimin midis Fondacionit Bill & Melinda Gates dhe qeverisë indiane.
Në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), ministri Nadda theksoi përparimin që ka bërë India në shëndetin e nënës, imunizimin dhe kanalizimet falë mbështetjes që ka marrë nga fondacioni i filantropistit.
Përpara ministrit të Shëndetësisë, z. Geits (Gates) ishte takuar dy ditë më parë me ministrin e Bujqësisë, duke diskutuar me të çështjet e sigurisë ushqimore dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për të nxitur zhvillimin rural.
Gjithashtu sot, pas një vizite në Parlamentin në Delhi, themeluesi i Microsoft-it u takua me guvernatorin (kryeministrin) e shtetit të Andhra Pradesh N Chandrababu Naidu me të cilin diskutoi përdorimet e mundshme të Inteligjencës Artificiale për të përmirësuar shërbimet në sektorët e shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe krijimit të punësimit.
Ministri Naidu vlerësoi gjithashtu rolin e z. Geits (Gates) në zbatimin e një programi afatgjatë të mirëqenies për njerëzit e Andhra Pradesh në një postim në rrjetin social Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)








Comments