BILL GEITS (GATES) DOLI KUNDËR MILIARDIERIT ILLN MASK (ELON MUSK) | ËSHTË ÇMENDURI QË AI MUND TË DESTABILIZOJË POLITIKËN; AGJITACIONI I TIJ ËSHTË POPULIST; VENDET DUHET TË MBROJNË VETEN - THA AI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 27, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Miliardieri Bill Geits (Gates) kritikoi miliardierin Illn Mask (Elon Musk).
Themeluesi miliarder i Microsoft-it sulmoi pronarin e Tesla-s për promovimin e politikave të së djathtës ekstreme në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.
“Është çmenduri që mund të destabilizojë situatën politike në vendet e tjera. Në Shtetet e Bashkuara, të huajt nuk lejohen të bëjnë donacione politike.
Vendet e tjera duhet të marrin masa mbrojtëse për t'u siguruar që super të pasurit nuk janë në gjendje të ndikojnë në zgjedhjet e tyre”, tha z. Geits (Gates), duke i përcaktuar veprimet e z. Mask (Musk) si agjitacion populist.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments