BASHKIMI EVROPIAN I DHA UKRAINËS 1 MILLIARD € TË TJERA NGA SHUMA E PËRGJITHSHME PREJ 170 MILIARDË €.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 11
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Komisioni Evropian ka shpërndarë këstin e tetë të kredisë së tij të jashtëzakonshme makrofinanciare (MFA) për Ukrainën, me vlerë 1 miliard euro, duke forcuar më tej rolin e BE-së si donatori më i madh i Ukrainës që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë, me një mbështetje totale që arrin mbi 170 miliardë euro.
MFA arrin në total 18.1 miliardë euro dhe përfaqëson kontributin e BE-së në iniciativën e huadhënies për Përshpejtim të Jashtëzakonshëm të të Ardhurave (ERA) të udhëhequr nga G7-ta, e cila, synon kolektivisht të ofrojë afërsisht 45 miliardë euro mbështetje financiare për Ukrainën.
Me këtë pagesë të fundit, mbështetja totale e Komisionit për Ukrainën në kuadër të AMF-së arrin në 10 miliardë euro që nga fillimi i vitit 2025.
Siç u njoftua dje nga Presidentja Ursula von der Leien (Leyen) në fjalimin e saj për Gjendjen e Unionit, Komisioni do të japë paraprakisht 6 miliardë euro nga kontributi i BE-së për iniciativën e kredisë ERA.
Kjo do t'i lejojë BE-së të mbështesë rritjet thelbësore të shpenzimeve ushtarake këtë vjeshtë, duke e ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat e saj urgjente ushtarake.
Kreditë ERA nga partnerët e G7-ës dhe kredia AMF e BE-së po shlyhen duke përdorur të ardhurat nga asetet shtetërore ruse të imobilizuara në Bashkimin Evropian.
Më 25 gusht, Mekanizmi i Koordinimit të Kredive për Ukrainën disbursoi një shumë fillestare prej 1.5 miliardë eurosh në të ardhura të papritura, duke mbështetur Ukrainën në shlyerjen e kredive ERA.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments