top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BASHKIA E ROSKOVECIT I DHA MIRATIMIN NDËRTIMIT TË TERMOCENTRALIT | PROTESTOHET NGA BANORËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26, 2024
  • 1 min read
ree

Roskovec, Shqipëri | Bashkia Roskovec duket e vendosur për t’i dhënë miratimin ndërtimit të Tërmocentralit në zonën bujqësore të Suk 1.

 

Por ajo ka kundër banorët e zonës, përfshirë edhe këshilltarët e majtë e të djathtë.

 

Në mbledhjen e sotme jashtë radhe të këshillit bashkiak është miratuar mes debatesh të ashpra ky investim i kundërshtuar fuqishëm nga fermerë të disa fshatrave të Roskovecit dhe të Dimalit, të cilët u ngritën në një protestë ditën e diel.

 

Ata e kanë cilësuar njëzëri vdekjeprurës ndërtimin e këtij termocentrali në zonën e tyre, duke theksuar se prania e tij do të shkatërrojë një sipërfaqe bujqësore prej 700 ha me serra.

 

Në mbledhjen e mëparshme të këshillit bashkiak ky projekt ka ngjallur debate të shumta dhe është rrëzuar me shumicë kartonash nga këshilltarë të majtë e të djathtë.

 

Në mbështetje të banorëve, ditën e sotme protestës i janë bashkuar edhe përfaqësuesit e shoqatave ambientaliste, të cilët, e cilësuan këtë investim një bombë ekologjike.

 

Le të ndërtohet në Greqi, atje ku është edhe përfitimi, pasi 90% e energjisë do të shkojë atje, kanë thënë para banorëve ambientalisti Sazan Guri.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page