BASHA: NUK E PRISNIM QË DEPUTETËT E MELONIT TË VOTONIN KUNDËR ANËTARËSIMIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË KËSHILLIN E EUROPËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 17, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha deklaroi se nuk priste që deputetë të Partisë së kryeministres së Italisë Xhorxha Meloni (Giorgia Meloni) të votonin kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Europës.
Ai deklaroi se deputetë të partive të tjera italiane votuan pro interesit të Republikës së Kosovës.
Më tej ai deklaroi se duhet të vijojë puna edhe në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Europës në maj, që të vuloset anëtarësimi i Kosovës në KiE.
Te surprizat e pakëndshme disa prej kolegëve të Fratelli D’Italia (partia e kryeministres Meloni) kishin marrë një drejtim, por nuk prisnim që ata të ishin aq aktiv dhe të votonin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE. Falë bashkëpunimit të susksesshëm me faktorët e tjerë të Itanisë, që bashkuan votën për Kosovën në KiE.
Edhe Partia Popullore Europiane bëri punën e vet.
Kemi një parathënie të gjërave që na presin në Komitetin e Ministrave, që mendoj se aparati politik i Kosovës di ti lexojë mirë, për atë që e pret në vendimmarrjen finale atje, tha kryetari Basha.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































