BANORËT E 6 FSHATRAVE TË LUMIT TË VLORËS PROTESTUAN PËR RRUGËT QË LIDHIN FSHATRAT E TYRE ME NJËRI-TJETRIN NË TË CILAT “NUK DILET PËR MEIDAN” PO NUK PATE VESHUR ÇIZME LLASTIKU | BALTA GJER NË GJU!
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 28
- 1 min read

Vlorë, Shqipëri | Prej më shumë se 35 vitesh këta banorë janë në pritje të asfaltit, sipas protestuesve fshatrat janë braktisur pikërisht prej mungesës së infrastrukturës, e cila, e bën edhe më të vështirë marrjen e shërbimeve arsimore dhe shëndetësore.
Situata më e vështirë është gjatë sitinës së vjeshtës dhe të dimrit, ku prania e baltës e bën edhe më të vështirë futjen e automjeteve në zonë.
Protesta ishte paqësore dhe pa incidente.
Aksi rrugor që lidh Vlorën me Qeparoin u bllokua për 20 minuta.
Protesta pati si motiv kryesor kërkesën që lidhej me shtrimin e rrugëve të 6 fshatrave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments