BANGLADESH | PARTIA NACIONALISTE SHPALLI FITOREN NË ZGJEDHJET PARLAMENTARE; MORI URIME NGA SHBA-ës DHE INDIA; ISLAMIKËT DENONCUAN SE ZGJEDHJET NUK ISHIN TË NDERSHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 13
- 2 min read

Dhakë, Bangladesh | Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP) shpalli fitoren në zgjedhjet e para parlamentare të mbajtura që nga kryengritja që çoi në rrëzimin e regjimit të hekurt të kryeministres Sheikh Hasina - në vitin 2024.
“Fitorja ishte e pritshme”, tha z. Salahuddin Ahmed i BNP-së.
“Nuk është për t'u habitur që populli i Bangladeshit i ka besuar një partie pro-Bangladeshit, e aftë të realizojë ëndrrat e shprehura nga të rinjtë tanë gjatë kryengritjeve”, tha përfaqësuesi i partisë.
Koalicioni i udhëhequr nga partia islamiste “Jamaat-e-Islami” vuri në pikëpyetje ndershmërinë e rezultateve.
“Ne nuk jemi të kënaqur me procesin që çoi në rezultate”, tha subjekti politik “Jamaat” në një deklaratë - duke denoncuar mospërputhjet ose manipulimet e përsëritura në shpalljen e rezultateve të përkohshme që ngrenë dyshime serioze në lidhje me ndershmërinë e procesit zgjedhor.
Shtetet e Bashkuara përgëzuan BNP-në, të udhëhequr nga z. Tarik (Tarique) Rahman, për fitoren.
“Urime popullit të Bangladeshit për suksesin e zgjedhjeve dhe Partisë Nacionaliste të Bangladeshit dhe Rahmanit për fitoren tuaj historike.
Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me ju për të arritur qëllimet tona të përbashkëta të prosperitetit dhe sigurisë”, u tha në një deklaratë nga pala amerikane.
Kryeministri indian Narendra Modi përgëzoi BNP-në për fitoren vendimtare.
“Kjo fitore është një dëshmi e besimit që populli i Bangladeshit ka në udhëheqjen tuaj”, tha Modi në një deklaratë të postuar në mediat sociale, duke iu drejtuar z. Rahmani.
“India do të vazhdojë të mbështesë një Bangladesh demokratik, progresiv dhe gjithëpërfshirës”, tha Kryeministri Modi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments