top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BANGLADESH | ISH-KRYEMINISTRJA NË MËRGIM SHEIKH HASINA U DËNUA ME VDEKJE PËR KRIME KUNDËR NJERËZIMIT PËR SHKAK TË SHTYPJES SË PËRGJAKSHME TË PROTESTAVE ANTI-QEVERITARE VITIN E KALUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 2 min read
ree

Dakë, Bangladesh | Ish-Kryeministrja e Bangladeshit në mërgim, Sheikh Hasina, është dënuar me vdekje për krime kundër njerëzimit për shkak të shtypjes së përgjakshme të protestave antiqeveritare vitin e kaluar.


Ish-Kryeministrja Hasina u gjykua në mungesë; ajo jeton në mërgim në Indi.


Ish-kryeministrja - raporton agjencia franceze e lajmeve ‘AFP’ - gjet fajtore për tre akuza, duke përfshirë nxitje, urdhër për vrasje dhe dështim për të parandaluar mizoritë, lexoi gjykatësi Golam Mortuza Mozumder para gjykatës së mbushur plot në Dakë”.


Ne kemi vendosur të japim vetëm një dënim, dhe ai është dënimi me vdekje”, tha ai.


Vendimi kundër meje u dha nga një gjykatë e manipuluar, e themeluar dhe e kryesuar nga një qeveri e pazgjedhur pa mandat demokratik”, tha ish-Kryeministrja Hasina në një deklaratë të lëshuar nga vendi ku qëndron e fshehur në Indi.


Ata janë të anshëm dhe të motivuar politikisht”, tha ajo.


Gjykata Speciale e Bangladeshit dënoi gjithashtu ish-ministrin e Brendshëm Asaduzzaman Khan Kamal me vdekje për krime kundër njerëzimit, ndërsa i pandehuri i tij i dytë, ish-shefi i policisë Çoudhuri (Chowdhury) Abdullah Al-Mamun, u dënua me pesë vjet burg.


Ish-Ministri Kamal, ashtu si ish-Kryeministrja Hasina, është një i arratisur.


Ish-Shefi i Policisë Al-Mamun, i cili, ishte në paraburgim, iu dha falje për kontributin e tij në gjyq, duke përfshirë ofrimin e provave materiale gjykatës për të arritur vendimin e saktë.


Gjykata - raporton enti mediatik ‘Al Jazeera’ - deklaroi se sulmet gjatë protestave studentore të vitit të kaluar ishin të drejtuara kundër popullsisë civile dhe të përhapura gjerësisht dhe sistematike.


Prandaj, në mizoritë e vrasjes dhe plagosjes së rëndë të protestuesve, siç u përmend më lart, ish-Kryeministrja e akuzuar Sheikh Hasina kreu krime kundër njerëzimit me urdhrin e saj të nxitjes dhe gjithashtu me dështimin e saj për të marrë masa parandaluese dhe ndëshkuese”, deklaroi më tej gjykata.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page