top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BANGLADESH | TËRMET 5.5 BALLË; THELLËSIA FOKALE 10 KM; DISA TË VDEKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read
ree

Dakë, Bangladesh | Të paktën pesë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën pasi një tërmet 5.5 ballë goditi Bangladeshin qendror, duke dëmtuar ndërtesat në kryeqytetin Dakë”.


Kështu deklaruan autoritetet.


Tërmeti goditi zonën Ghorashal të distriktit Narsingdi, gati 25 km nga Daka, në një thellësi prej 10 km të premten në mëngjes”, tha Shërbimi Gjeologjik i ShBA-ës.


Tre këmbësorë u vranë kur kangjellat e ndërtesave ranë mbi ta në kryeqytet”, tha policia, duke shtuar se disa persona u plagosën në incidente të izoluara të shkëputjes së pjesëve të ndërtesave.


Dy nga viktimat vdiqën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë nga plagët pasi u dërgua në Spitalin Mitford”, tha oficeri i policisë së Dakës, Ashish Kumar Ghosh.


Nuk u bë menjëherë e ditur se si dhe ku vdiqën dy viktimat e tjera.


Ndjemë një lëkundje të fortë dhe ndërtesat po dridheshin si pemët”, tha për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters) z. Suman Rahman, një banor i Dakës.


Shkallët ishin të bllokuara ndërsa njerëzit nxituan poshtë. Të gjithë ishin të tmerruar, fëmijët po qanin.


Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti u shkaktua nga një thyerje e kundërt në një thellësi të vogël brenda Pllakës Indiane.


Z. Muhammad Junus (Yunus), kreu i qeverisë së përkohshme të vendit të Azisë Jugore, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë ndërsa autoritetet vlerësuan dëmet.


Të gjithëve u kërkohet të qëndrojnë vigjilentë dhe të mos i kushtojnë vëmendje asnjë lloj thashethemesh apo dezinformatash”, tha ai në një deklaratë.


Udhëzime të mëtejshme do të ofrohen përmes linjave telefonike dhe kanaleve zyrtare nëse është e nevojshme. Ne mbetemi të përkushtuar për të siguruar sigurinë e të gjithë qytetarëve”, tha ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page