AXHENDA E SAMITIT “UKRAINË - EUROPA JUGLINDORE”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 27, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) - njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me kryeministrin Edi Rama - do të vizitojë për herë të parë Tiranën, për të marrë pjesë në punimet e Samitit, dhe në ngjarje të tjera të rëndësishme.
AXHENDA.
E mërkurë, 28 shkurt 2024.
Ora: 09.00 - Presidenti Volodimir Zelenski do të mikpritet nga kryeministri Edi Rama, në Kryeministri.
Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.
Ora: 09.05 - Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës Zelenski.
Ora: 9.30 - Do të zhvillohet takim dypalësh mes dy delegacioneve.
Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.
Ora: 10.10 - Do të nënshkruhet Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale.
Ora: 11.00 - Pritja të pragu i derës (doorstep) dhe mbërritja e udhëheqësve te Pallati i Kongreseve.
Qasje e të gjitha mediave, përpara Pallatit të Kongreseve.
Ora: 11.30 - Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale.
Ora: 13:00 - Foto Familjare.
Të gjitha mediat.
Ora: 13.30 - Kryeministri Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments