AUTORITETI RRUGOR SHQIPTAR LËSHOI NJË NJOFTIM PUBLIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 25, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Autoriteti Rrugor Shqiptar lëshoi një njoftim publik ku thotë:
1- Në Rajonin Jugor dhe Qendror moti ka qenë i vranët me reshje shiu pa intensitet, të cilat nuk kanë sjellë probleme në akset rrugore, ndërsa qarkullimi vijon normalisht.
2- Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore me intensitet, grupet e punës janë në terren me mjete dhe punëtorë për pastrimin e rrugës, dhe shpërndarjen e kripës në akset rrugore si më poshtë vijon.
a) Kukës-Krumë, dhe Kukës-Ura e Zapotit.
b) Në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m.
c) Në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments