top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALI | PARTIA E EKSTREMIT TË DJATHTË E EMËRTUAR “NJË KOMB” FITOI VENDIN E PARË NË DHOMËN E ULËT DUKE MPOSHTUR PARTITË TRADICIONALE QË DOMINONIN NGA VITI 1949.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Ollbëri (Albury), Australi | Partia e ekstremit të djathtë e emërtuar “Një Komb” ka siguruar fitoren e saj të parë zgjedhore në Dhomën e Ulët të Australisë, duke fituar me një diferencë të madhe një vend që mbahej nga partitë tradicionale konservatore që nga viti 1949.


E udhëhequr nga znj. Pollin (Pauline) Hanson, e cila mbështet reduktimin drastik të imigracionit dhe fushatat kundër islamit radikal, partia “Një Komb” fitoi zonën zgjedhore Farrer, një rajon i gjerë bujqësor dhe minierash në shtetin juglindor të Uellsit të Ri Jugor.


E mbajtur nga Partia Liberale e Australisë dhe Partia Kombëtare Australiane që nga themelimi i saj gati 80 vjet më parë, ky vend u ka rënë nga kontrolli këtyre partive për shkak të rritjes së kostove të jetesës, krizës së strehimit dhe shqetësimeve për çështje përçarëse si imigracioni.


Me gati gjysmën e votave të numëruara në zgjedhjet e pjesshme, kandidati i partisë “Një Komb”, Deivid Farlli (David Farley), siguroi 42% të votave, shumë përpara kandidates së pavarur Mishell Millthroup (Michelle Milthorpe), e cila pranoi humbjen.


Ne jemi si një murator me daltë dhe çekiç, duke gdhendur shkronja në demokracinë australiane”, u tha z. Farlli (Farley) mbështetësve të tij entuziastë.


Po thyejmë tavanin e qelqtë”, shtoi ai, duke premtuar se do të adresojë koston e jetesës dhe do të sfidojë përpjekjet e Australisë për të ulur emetimet e karbonit.


Kjo është fitorja e parë e partisë në një zonë zgjedhore në Dhomën e fuqishme të Përfaqësuesve.


Më parë, partia “Një Komb” kishte fituar vetëm një vend pas një dezertimi nga Partia Kombëtare Australiane.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page