AUSTRALI | KRYEMINISTRI (ME GJAK ARBËROR) ENTËNI ËLLBENIZ (ANTHONY ALBANESE): DO TË DËRGOJ AVIONË DHE RAKETA AJËR-AJËR NË GJIRIN PERSIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Sidnei, Australi | Australia do të vendosë avionë mbikëqyrës, raketa ajër-ajër dhe personel mbështetës të Forcave të Mbrojtjes Australiane në Lindjen e Mesme, në përgjigje të një kërkese nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zaied (Zayed).
Kryeministri i Partisë Laburiste, me gjak arbëror, Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) e quajti këtë një përpjekje për të ndihmuar në mbrojtjen e australianëve në rajon nën kërcënimin e sulmit nga Irani.
Ai tha se Australia nuk do të ndërmarrë veprime sulmuese kundër Iranit dhe nuk do të vendosë trupa në terren në asnjë ofensivë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose Izraeli.
Kryeministri Ëllbeniz (Albanese) tha se ndihma e Australisë u vendos pas një kërkese nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zaied (Zayed).
Ai shtoi se në Emirate jetojnë 24 mijë australianë dhe e karakterizoi ndihmën e qeverisë së tij si ndihmë për të mbrojtur banorët e rajonit pasi zonat e Dubait u goditën nga sulmet raketore iraniane.
27 avionë “E7 Wedgetail” do të ofrojnë aftësi zbulimi me rreze të gjatë veprimi.
Ata do të vendosen fillimisht për katër javë në mbështetje të vetëmbrojtjes kolektive të vendeve të Gjirit.
Do të pasojë një furnizim me raketa tokë-ajër për të mbrojtur hapësirën ajrore.
“Qeveria ime e bën të qartë se nuk ndërmarrim veprime sulmuese kundër Iranit dhe se nuk do të vendosim trupa australiane në terren në Iran.
Ne vazhdojmë të ndërmarrim veprime të paparashikuara për të mbajtur australianët të sigurt dhe për të ndihmuar udhëtarët të largohen nga Lindja e Mesme”, tha Kryeministri Ëllbeniz (Albanese).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments