top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AUSTRALI | PRESIDENTI I SHTETIT TË IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG VENDOSI NJË KURORË ME LULE DHE DY GURË NGA JERUSALEMI NË PLAZHIN BONDI KU U VRANË 15 HEBRENJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11
  • 1 min read

Sideni, Australi | Presidenti izraelit Isak (Isaac) Herzog vendosi një kurorë dhe dy gurë nga Jerusalemi në plazhin Bondi, vendi i të shtënave që synonin një festë hebraike në muajin dhjetor”.


Kështu raportoi enti mediatik britanik “BBC”.


Kur një hebre lëndohet, të gjithë hebrenjtë e ndiejnë dhimbjen e tij”, tha Presidenti Hercog - duke shtuar se ishte atje për të përqafuar dhe ngushëlluar familjet në zi.


Masat e sigurisë në Australi gjatë vizitës katër-ditore të Herzog janë të rrepta.


Presidenti do të udhëtojë gjithashtu për në Kanberrë dhe Melburn dhe do të takohet me kryeministrin Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese).


Disa udhëheqës të shquar hebrenj thanë se udhëtimi do t'i sillte ngushëllim komunitetit në zi, por të tjerë thanë se ai nuk duhej të ishte ftuar për shkak të akuzave për nxitje të gjenocidit në Gazë.


Presidenti u ftua nga kryeministri australian pas të shtënave në plazhin Bondi, ku 15 veta (përfshirë një vajzë 10-vjeçare) u vranë gjatë një eventi për të festuar Hanukkah-un.


Kryeministri australian tha se vizita do të kontribuonte në kohezionin shoqëror dhe një ndjesi më të madhe uniteti pas sulmit në plazhin Bondi.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page